Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Restaurohet mozaiku I fasadës së Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë dhe godina e Teatrit të Kukullave

 

Nis restaurimi i mozaikut të fasadës së Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë dhe godinës së Teatrit të Kukullave.

Falë mbështetjes së Bashkimit Europian nis rrugëtimin programi më i madh i restaurimit dhe rijetëzimit EU4CULTURE, prej 40 milionë eurosh, që shtrihet në gjithë territorin e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ky program nis me dy ndërtesa simbolike: Teatrin Kombëtar të Kukullave, ish-godinën e parlamentit të parë shqiptar dhe mozaikun e fasadës së Muzeut Historik Kombëtar, i cili për shkak të lëkundjeve sizmike pësoi plasaritje dhe rënie të teserave. Projekti i restaurimit të mozaikut do të ndiqet nga rijetëzimi i këtij institucioni, i cili ka nevojë për të tjera ndërhyrje për ta sjellë në standardet e kërkuara bashkëkohore.

Po ashtu edhe Teatri i Kukullave do të kthehet në një hapësirë kulturore, që nuk fokusohet vetëm te skena, por edhe për realizimin e një aktiviteti më të ngjeshur kulturor e social.

Prezantimi I këtij projekti u zhvillua në kuadrin e Ditëve të Europës nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, nën prezencën e Ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe përfaqësuesen e UNOPS, Pamela Lama.

{:}