Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Muzeu Etnografik i Krujës është rigjallëruar plotësisht dhe tashmë është i hapur për publikun! Ia kemi kthyer Krujës këtë thesar arkitekturor dhe atraksion turistik, falë programit EU4Culture, financuar nga BE 🇪🇺 dhe zbatuar nga UNOPS.
I vendosur në rezidencën historike të familjes Toptani, e ndërtuar në vitin 1764, ky muze shfaq trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë 🇦🇱. Me mbi 3000 artefakte të ekspozuara, vizitorët mund të eksplorojnë mënyrat tradicionale të jetesës së shqiptarëve dhe zakonet e tyre gjatë shekujve.
Qendra Muzeore Krujë, ku përfshihet Muzeu i Gjergj Kastriotit dhe Muzeu Etnografik, ka shënuar rekorde vizitueshmërie me 75 mijë vizitorë në periudhën Janar-Qershor 2024 ose me 110% më shumë, krahasuar me 6-mujorin e parë të 2023-shit.
Si pjesë e angazhimit tonë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, projekti jo vetëm që restauron muzeun, por gjithashtu rrit ofertën e tij me teknologji moderne, duke përfshirë realitetin virtual dhe ekspozitat interaktive.
Ju ftojmë ta vizitoni muzeun në vizitën tuaj të radhës në Krujë!