Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Një tjetër vilë tiranase e viteve ’30 të shek. XX, monument kulture i kategorisë II, restaurohet, duke nxjerrë në pah finesën e arkitekturës së kësaj periudhe. Ditën e premte, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti inspektoi punimet që po zhvillohen në këtë objekt të ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, i cili është marrë me qira nga përdoruesit e rinj. Sipas drejtores së Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani, “Banesa është pjesë e një kompleksi vilash familjare të ndërtuara  në vitet ‘30 shek.XX.  Deri në vitin 1944 godina ka shërbyer si banesë, ndërsa pas viteve ‘50 si banesë elitare e zyrtarëve të lartë të kohës”. Banesa paraqiste disa dëmtime  dhe amortizime në çati, dysheme, oxhakë, dyer e dritare, të cilat po rehabilitohen, duke mos cenuar stilin dhe vlerat e objektit.{:}