Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në datën 21 tetor 2013, pranë Qendres Rajonale të Konservimit dhe Restaurimit të Monumenteve në IMK, do te fillojë një kurs i ri trajnimi për “Restaurimin e Trashëgimisë Otomane në Evropën Jug-Lindore”.

Për herë të parë aktiviteti i Qendrës Rajonale të Konservimit the Restaurimit, realizohet me mbështetjen e Agjencisë Ndërkombëtare Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe në bashkëpunim me mbështetjen e Zyrës Rajonale të UNESCO-s për Shkencën dhe Kulturën në Evropë, Venecia (Itali).

Ky trajnim do të zgjasë dy javë dhe do të formojë shtatë konservues të pikturave murale, që vijnë nga vende si Bullgaria, Kosova, Serbia, dhe Shqipëria. Leksionet teorike  do të zhvillohen në mjediset e Qendrës së Konservimit dhe me pas ato të praktikës në terren. Puna do te konsistojë në rilevimin, dokumentimin, dhe hartimin e projektit për restaurimin e pikturës murale të xhamisë Mbret në Berat. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm, Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, zëv. Zef Çuni,  perfaqësuesi i zyrës së UNESCO-s Z. Sinisa Sesum, koordinator i TIKA-s per Shqiperine Z. Birol Çetin, etj.

Projekti ishte per “dokumentimin e pikturave murale si dhe dekorimeve ne dru” si dhe hartimin e nje projekti restaurimi per to, ne xhamine Mbret ne Berat.

Xhamia Mbret është një nga xhamitë kryesore të qytetit të Beratit e shpallur monument kulture që në vitin 1948. Ajo është pjesë e kompleksit të Qendrës Islamike dhe është ndërtuar nga Sulltan Bajaziti II në fund të shekullit të XV. Përbëhet nga salla e lutjeve, portiku dhe minareja.

Në sallën e lutjeve tavani masiv i pikturuar, mafili i gjerë me dy kate i mbështetur mbi dy shtylla druri,

Pjesa e sipërme e minares është rindërtuar vitet e fundit ndërsa bazamenti i saj është ndërtuar me teknikë klausonazhi dhe është një prej elementëve arkitektonikë që i përkasin ndërtimit të parë të xhamisë në shekullin e XV. Nga jashtë Xhamia është tërësisht e suvatuar{:}