Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Revista kulturore POETEKA bëhet pjesë dhe partner me të drejta të plota, e rrjetit EUROZINE.
Kjo ngjarje e rëndësishme për revistën, e cila mbetet mbetet e tillë edhe për jetën letrare të vendit, ndodh në dhjetëvjetorin e themelimit të revistës POETEKA

EUROZINE është një rrjet i resistive kulturore europiane, që lidh deri 80 revista partnere dhe shumë e shumë revista dhe institucione partnere që bashkëpunojnë mes tyre pothuajse në të gjitha vendet europiane.
EUROZINE është gjithashtu një net-magazine, që publikon artikuj të përzgjedhur nga partneret e saj, botuar më parë në revistat kulturore të rrjetit në gjuhën amtare, të cilat përkthehen në një nga gjuhët kryesore europiane.

EUROZINE, në formën dhe formatin që na paraqitet sot, është themeluar në vitin 1998. Anëtarët themelues të EUROZINE janë: Mittelweg 36 (Hamburg, Gjermani), Kritika & Kontext (Bratislavë, Sllovaki), Ord&Bild (Göteborg, Suedi), Revista Crítica de Ciências Sociais (Coimbra, Portugali), Transit – Europäische Revue (Vjenë, Austri) dhe Wespennest (Vjenë).

Historiku i EUROZINE si koncept dhe network joformal, daton në vitin 1983. Që nga ajo kohë, revistat më të rëndësishme kulturore europiane takohen një herë në vit në qytetet të ndryshme të Europës për shkëmbyer mes tyre ide dhe përvoja.
Ndërkohë, rreth 100 revista kulturore nga pothuajse çdo vend europian janë bërë të përfshirë në këto takime.

Në vitin 1995, takimi u zhvillua në Vjenë. Suksesi i këtij takimi, në të cilin morën pjesë për herë të parë edhe shumë revista të Europës Lindore, së bashku me zhvillimin e shpejtë të internetit, nxiti mendimin e editorëve të e revistave për t’i zhvilluar më tej format ekzistuese (letër) të rrjetit drejt një forme virtuale, më bashkëpunuese me njëra – tjetrën.

Anëtarësimi i revistës POETEKA në EUROZINE është vlerësim për punën cilësore të ideatorëve, bashkëpunëtorëve, autorëve, përkthyesve, si dhe artistëve të përfshirë prej vitesh në këtë nismë,{:}