Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=9428]

Revista kulturore Symbol prezantohet edhe në Shqipëri. Në datën 10.10.2014, në orën 11.00 në sallën “Tefta Tashko Koço” në MK do të organizohet promovimi i revistës kulturore “Symbol”.

Ky aktivitet  organizohet me mbështetjen e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro.

Të pranishëm në promovim, përveç ministres Kumbaro, do të jenë edhe stafi i redaksisë së revistës. Gjithashtu, do të marrin pjesë edhe figura të njohura të kulturës shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.

Revista kulturore Symbol ka marrë këtë emër për dy arsye: e para, sepse është revistë që ka për objekt kulturën, e cila në esencë të saj ka simbolin si gjuhë universale; së dyti, sepse në mënyrë simbolike bashkon rreth një sofre kulturore të gjithë shqiptarët kudo që janë.“Jo vetëm në plan nacional, ka qenë e nevojshme dhe shpresoj që si e tillë kjo revistë do të gjejë një publik heterogjen të mjaftueshëm për një qarkullim normal”, shprehet shkrimtari  dhe kryeredaktori, Ag Apolloni.

“Simboli është një shenjë që universalizon kuptimet dhe është esencë e çdo arti, kështu që asnjë emërtim tjetër s’do ta përfshinte krejt atë përmbajtje që ka dhe do të ketë kjo revistë” – arsyetojnë ideatorët e krijimit.

Symbol boton arritjet kulturore në lidhje me kulturën, provokon debate dhe promovon idetë e reja; mbledh rreth vetes penat më të shquara, ofron material dhe hapësirë për shoshitje problemesh. Symbol drejtohet nga një redaksi profesionale, ka një natyrë heterogjene, ka karakter inkluziv dhe mbush një vakum informativ e teorik në fushat përkatëse, duke krijuar një pamje sinoptike mbi zhvillimet kulturore shqiptare dhe mbi teoritë e avancuara në botë përkitazi me kulturën.

Symbol e sheh kulturën në plan total, prandaj aty përfshin edhe filozofinë si formuese e konditave të përgjithshme të kulturës, edhe sociologjinë si matës i zhvillimeve dhe ndikimeve kulturore, edhe gazetarinë si përcjellëse dhe prezantuese e aktiviteteve kulturore. Symbol është shtëpia e shkrimeve letrare dhe e shkrimeve për teatrin, kinematografinë, muzikën, dhe artet figurative.

Gjithsesi, simbolikisht, kjo është revistë që mbledh rreth vetes penat më të shquara shqiptare dhe të huaja, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Për shkak të seriozitetit dhe nivelit në përmbajtje dhe dizajn, revista do të dalë çdo tre muaj.{:}