Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në prag të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2018, zbulohen emrat e kandidatëve. Juria e përbërë nga Visar Zhiti, Dhurata Shehri, Brikena Çabej, Riza Braholli dhe Alda Bardhyli, na njeh me listën e veprave më të mira, përzgjedhur prej prodhimit letrar të vitit 2018. Këtë vit do të ndahen gjashtë çmime të mëdha për romanin më të mirë, përmbledhjen me tregime, vëllimin poetik, veprën më të mirë eseistike, krijimtarinë letrare për fëmijë e të rinj dhe përkthimin nga gjuha e huaj. Juria ka shpallur tre kandidatë për çdo kategori. Për  çmimin e romanit më të mirë konkurrojnë Andreas Dushi me“Marrja e gjakut”,  Virion Graçi me “Pëllumbat i vrasin natën” dhe Tom Kuka me “Gurët e vetmisë; për çmimin e tregimit më të mirë: Daut Gumeni me“Qershia e egër”, Roland Gjoza  me “Për vajzat nga Parisi”, Faruk Myrtaj me “Këpucë për gjyqin e fundit”. Për vëllimin poetik më të mirë janë kandiduar Sabri Hamiti  me ”Kukuta e Sokratit”, Flutura Açka me “Roja i dritës” dhe Havzi Nela me ”Vepra poetike e plotë”; për veprën eseistike më e mirë e vitit”: Mateo Mandala me “Jeronim De Rada : Portret artisti në rini”, Ismail Kadare me “Kur sunduesit grinden” dhe Arian Leka me “Në kërkim të këmishës së humbur”; për veprën letrare për fëmijë dhe të rinj: Mimoza Hafizi për “Pika trëndafil”, Skënder Hasko për “S’ka si shoku im” dhe Shkëlzen Zalli për “Gjergji takon Skënderbeun”; për përkthimin më të mirë: Erion Karabolli me “Abadoni, engjëlli i skëterrës”, Agron Tufa me “Flokëboret e zeza”dhe Luan Topçiu me “Shtëpia me brisqe rroje”.{:}