Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“ Risveglio dell”Umanita ” do të jetë premiera e fundvitit në skenën e Tiranës, me baletmaestër Liliana Cosi, muzika Igor Stravinski “Sagra della Primavera”, Bedrich Smetana, “La Moldava”, Adrian Enescu “Dialogo con l’Infinito”. Të ftuar specialë të Kompanisë “Balletto Classico”dhe solistë të TKOB-së. Ky balet është pjesë e repertorit të Kompanisë “Balletto Classico” Cosi – Stefanescu. Premiera e shfaqjes daton në vitin 1986 duke korrur më pas sukses të madh edhe nëpër turne në Itali dhe jashtë saj, nga Europa deri në Kinë e nga Libani deri në Japoni. U zgjodh për të celebruar përvjetorin e 45-të të Kombeve te Bashkuara në Gjeneve si dhe ne Festivalin “Gioventù Arte Armonia” në shumë qytete të Italisë. Simbioza mes klasikes dhe modernes, shija në përzgjedhjen e ngjyrave, kostumeve, skenografia dhe stili koreografik i cili fillimisht është i ashpër dhe naiv, e më pas i thjeshtë dhe simbolik, bashkuar edhe me tematikën e aktualitetit, ofrojnë për publikun një spektakël mahnitës.

26, 27, 28 dhe 30 dhjetor, ora 19.00, TKOB{:}