Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Promovohet në Tiranë vepra e shkrimtarit të mirënjohur Luan Starova, botim i Librarisë së Çarshisë. Promovimi do të mbahet në datën 11 qershor, ora 18.00 ne sallën “Tefta Tashko Koço” në Ministrinë e Kulturës, me pjesëmarrjen e akademikut Ali AliuProf.Dr. Shaban Sinani, publicistit dhe shkrimtarit Arian Leka, studiuesit Fatmir Sulejmani, i cili na sjell një lexim hermeneutik, një studim, i pari i këtij lloji, kushtuar veprës narrative të shkrimtarit shqiptar me famë ndërkombëtare, Luan Starova. Me këtë vepër hapet botimi i veprës së plotë të romaneve të tij.

Libraria e çarshisë do të jetë edhe promotor i Sagës Ballkanikë të akademikut Luan Starova.

Libraria e çarshisë paralajmëron ribotimin e librave më të njohur dhe më të suksesshme të shkrimtarit Luan Starova, disa prej tyre të botuar shumë më herët në maqedonisht.

Kompleti i librave të Sagës Ballkanike – përmban një lexim hermeneutik të Sagës ballkanikë të Luan Starovës – nga autori Fatmir Sulejmani. Më pas romanet më të njohura “Librat e babait”, romani “Koha e dhive” dhe romani “Kurbani Ballkanik”.

“Për herë të parë Libraria e Çarshisë paraqitet si botues i librave dhe jo vetëm kaq, po të jemi edhe si promotor i artit dhe kulturës nga Shkupi në trojet e tjera shqiptare. Kemi planifikuar të lëvizim jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por më pas të vazhdojmë tek arbëreshët në Itali, në Gjermani tek shqiptarët mërgimtarë dhe gjithandej ku ka shqiptar, për t’i prezantuar këto libra sepse tema e cila trajtohet në këto botime ka të bëjë me shqiptarët nga të gjitha trevat ku janë” – shprehet Norik Selimi nga Libraria e Çarshisë.{:}