Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës dhe Ambasada Franceze në Tiranë organizojnë Sallonin e Artit Bashkëkohor, ACAS, me qëllimin të promovojë punën përzgjedhëse për artistët shqiptarë të rinj dhe profesionistë dhe kuratorëve të artit bashkëkohor në Shqipëri, në Francë dhe shkallë ndërkombëtare.

Objektivat e aktivitetit ACAS – Albanian Contemporary Artists Salon janë të promovojë punën e një kaste artistësh dhe kuratorësh shqiptarë të rinj të përzgjedhur, në Shqipëri, në Francë dhe në shkallë ndërkombëtare : duke organizuar një event publik dy javor në Tiranë dhe duke ftuar profesionistë arti ndërkombëtarë për të njohur punimet e artistëve dhe kuratorëve shqiptarë në fushën e artit bashkëkohor përgjatë Panairit. Ky event dhe takimet që do të zhvillohen paralelisht do të lejojnë pregatitjen e një manifestimi  të artit bashkëkohor që do të zhvillohet në Paris në 2016-ën.

 

ACAS – Albanian Contemporary Artists Salon do të zhvillohet në galerinë kushtuar ekspozitave pranë Muzeut Kombëtar Historik të Tiranës në 2015.

 

Procesi i përzgjedhjes së artistëve pjesëmarrës në Panair do të kryhet në Tiranë nga një juri e pavarur, e përbërë nga profesionistë të artit, mes tyre edhe Zonja Christine Macel,  kryekuratorja e Qendrës Pompidou dhe artisti ndërkombëtar Sâadane Afif.

 

Informacione të nevojshme gjeni në linkun :

 

http://albanie-france-ac.com/sq/open-call/

 

Deadlne: 20 maj-25 qershor 2015{:}