Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Arben Broci” në Shkodër, është një ndër shkollat e arsimit profesional në emër po jo në kushte e mundësi, ku së shpejti nisim punimet për rilindjen e saj me një projekt të mirëmenduar dhe një fond të qenësishëm të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare!

Kjo shkollë, e ndërtuar në vitin 1968, do të kthehet në një shembëlltyrë të ambicies sonë për Shqipërinë 2030.

Me mbi 396 nxënës që ndjekin studimet në drejtime si Shërbimet e mjeteve të transportit, Mekanikë, Elektroteknikë, Termohidraulikë dhe Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK) janë baza nga do të zhvillohet edhe në Shkodër një fidanishte e re moderne e dijeve profesionale.

Kjo është koha e re e arsimit profesional, kur paragjykimet e vjetra po ia lënë vendin më në fund prurjeve të reja që kanë nisur të rriten drejt dyerve të shkollave profesionale!