Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Zyra “Creative Europe Culture Desk Albania” njofton mbajtjen e një sesioni informimi për thirrjen për propozime të shpallur nga programi Cultura i Evropës krijuese : Mbështetje ndaj Përkthimit Letrar 2017
Sesioni do të mbahet në datën 20 Qershor 2017, në orën 09 : 30 – 12 : 30, në ambientet e Qendrës së Informimit të Bashkimit Evropian, e cila ndodhet në Pallatin e Kongreseve Tiranë.

Në këtë sesion informimi ftohen të marrin pjesë të gjitha shtëpitë botuese shqiptare të cilat punojnë në fushën e përkthimit letrar. Kjo thirrje nuk ka nevojë për partner dhe ajo është e hapur vetëm për përkthimin letrar dhe jo për përkthime shkollore, historike, material teknike etj… .

Gjatë këtij sesioni informimi, aplikantët shqiptarë do të kenë mundësi të njihen në mënyrë të detajuar me udhëzimin për aplikim, formën e aplikimit si dhe detaje të tjera teknike të nevojshme në procesin e aplikimit.

Pjesmarrësit e interesuar janë të lutur të dërgojnë një e-mail konformimi në adresën : Arlinda.Kondi@kultura.gov.al ose në kutinë postare ( messages) në faqen sociale “facebook” te Creative Europe Culture desk Albania – pra në këtë faqe.{:}