Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Projekt i përbashkët i Ministrive të Kulturës Çeke dhe Shqiptare si dhe Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë krijon mundësinë e ndarjes së traditës së gjatë dhe të pasur të çeke në fushën e teatrit me kukulla me publikun shqiptar.

Ndërmjet datave 15 dhe 18 shtator 2014 në qytetet e Elbasanit, Tiranës dhe Shkodrës do të jepen shfaqje të grupit çek të Teatrit me Kukulla Mikrle Jaroměř.

 

Shfaqjet e planifikuara janë si vijon:

15. 9.   Teatri me Kukulla në Elbasan

10:30   Bukuroshja e fjetur në Pyll (për fëmijët mbi 3 vjeç)

14:00   Hotel (për fëmijët nga 12 vjeç dhe të rriturit)

 

16. 9.   Teatri me Kukulla në Tiranë

10:00   Bukuroshja e fjetur në Pyll (për fëmijët mbi 3 vjeç)

14:00   Hotel (për fëmijët nga 12 vjeç dhe të rriturit)

15:00   Workshop për punonjësit e arsimit për përdorimin e kukullave në proçesin mësimor

 

17. 9.   Teatri me Kukulla në Tiranë

10:00   Bukuroshja e fjetur në Pyll (për fëmijët mbi 3 vjeç)

14:00   Hotel (për fëmijët nga 12 vjeç dhe të rriturit)

18. 9.   Teatri i Shkodrës

11:00   Bukuroshja e fjetur në Pyll (për fëmijët nga 3 vjeç e lart)

 

Përveç shfaqjeve, grupi gjithashtu do të organizojë një ëorkshop për punonjësit e arsimit të interesuar në përdorimin e kukullave në procesin mësimor.{:}