Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Shkolla e re Profesionale në Kukës, një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të arsimit dhe formimit profesional në Qarkun e Kukësit!
Në prezencën e Zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit zj. Olta Manjani dhe përfaqësuesve të lartë të pushtetit qendror dhe vendor u hodhën themelet për ndërtimin e një shkolle të mirëfilltë profesionale në Kukës. Me mbështetjen e qeverisë, godina e ish-shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” do të transformohet në një institucion modern për arsimin profesional, me kapacitet për mbi 300 nxënës dhe kursantë.
Ky investim do të krijojë mundësi të reja arsimimi dhe trajnimi për qytetarët e Kukësit, duke përfshirë klasa mësimore, kabinete praktike dhe ambiente moderne për praktikë profesionale.
Arsimi profesional është çelësi për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe për të ardhmen e të rinjve tanë!