Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Botohet në Serbi libri i eseve të shkrimtarit Arian Leka.

Shtëpia Botuese “Književna radionica Rašić” – Beograd, 2015 ka botuar në gjuhën serbe librin me ese të shkrimtarit Arian Leka me titullin “Dolap”.

Libri, i përkthyer nga Natalija Žaba Stojilković dhe Sabri Halilit, shoqërohet me parathënien shkrimtarit Andrej Nikolaidis, një prej penave më të vlerësuara të letërsisë së rajonit sot dhe është redaktuar e përgatitur për botim nga Srđan Srdić, Vladimir Arsenić.

Nën titullin titullin e përbashkët “Në kërkim të këmishës së humbur”, pjesa e parë e librit përmbledh 6 ese:

– “T-shirt me portretet e atentatorëve të Franz Ferdinandit, Josip Broz Titos dhe Enver Hoxhës”:

– “Mantel, Placentë dhe Fshikëz prej mëndafshi”; “

– “Im gjysh ndërtoi Checkpoint Charlie dhe Murin e Berlinit”;

– “Në një dollap me profesionet dhe me veshjet e armikut”;

– “Lulet e pikturuara në muret e kopështit shtetëror dhe lule, bimë e fruta nga kopshtijet private”;

– “Marcel Proust, Adam Michnik dhe Eros politik”.

Pjesa e dytë e botimit në gjuhën serbe pulikon esenë “Lindur në Provincë”.

Para se të botohen si libra të veçantë, esetë e Arian Lekës janë botuar paraprakisht në shtypin letrar shqiptar si në „Milosao”, Mapo libri”, „Standard” si dhe disa revista letrare të njohura europiane si “Lettre International” – Gjermani, “Dziennikarze Ëędroëni” – Poloni, “BuchKultur” – Austri, në revistat “Polje” – Serbi, “ARS” – Mal i Zi, “Haemus” – Rumani, “Esej Danas” dhe “Nova Istria” – Kroaci.

“Dolap”, Serbi, Beograd 2015{:}