Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=5258]

 

 

Shkrimtari slloven Dušan Čater (1968) , është fituesi i dytë i bursës për Rezidencën e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve letrarë “TIRANA IN BETWEEN – 2015”, organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë.

 

Dušan Čater studioi gazetari dhe sociologji në Ljubjanë. Ka punuar për shumë vite si redaktor në disa shtëpi botuese. Më pas ka filluar të shkruajë, fillimisht libra për fëmijë, e më pas romane dhe prozë të shkurtër. Në të njëjtën kohë ai ka punuar si përkthyes letrar, pjesë kjo po kaq e rëndësishme e krijimtarisë për këtë autor.

Dušan Čater është autor i 15 librave dhe përkthyes i 10 romaneve nga gjuha kroate në sllovenisht, mes të cilave vlerësohet “Antologjia e tregimit kroat” si dhe autorët Robert Perišić dhe Edo Popović, të njohur edhe për lexuesin shqiptar.

Dušan Čater është gjithashtu skenarist filmash televizivë, dokumentarësh dhe autor i veprave dramaturgjike apo përshtatjeve të tyre për radio.

Shumë prej librave të këtij autori (romane dhe përmbledhje me tregime) janë përkthyer gjermanisht, anglisht, kroatisht, çeksht, rumanisht, boshnjakisht, maqedonisht). Ai ka marrë pjesë në festivale të ndryshëm letrarë në Evropë (Budapest, Sofje, Mynih, Vjenë ).

Përmbledhja e tij me tregime “Džehenem” (titulli në anglisht “Jahannam”) u vlerësua me çmimin e librit më të mirë të vitit 2012 (Fabula Award).

Në vitin 2001 Dušan Čater bashkëthemeloi revistën kulturore ndërkombëtare “Balkanis”, kushtuar krijimtarisë së vendeve të rajonit. Prej vitit 2005 ai është editor dhe kryeredaktor i “Balcanis”.

Dušan Čater punon si shkrimtar i pavarur në profesin të lirë – freelance writer. Jeton në Ljubjanë.

Qershor 2015, Rezidenca e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve, Tiranë{:}