Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Koncerti Nr. 1 për violonçel nga Dmitri Shostakovich  dhe simfonia Nr.4 e Johannes Brahms do të interpretohen nga Orkestra Simfonike e TKOB-së, solist Joel Blido (violonçel), në bagetën e dirigjentit Alessandro Cadario.

Dmitri Shostakovich  e shkroi këtë vepër për mikun e tij Mstislav Rostropovich, i cili e mësoi përmendësh për katër ditë dhe e interpretoi për herë të parë në 4 tetor 1959, me Orkestrën Simfonike të Leningradit të drejtuar nga Yevgeny Mravinsky në hollin e Konservatorit të Leningradit.  Kjo performancë zgjat rreth 28 minuta.

Simfonia Nr. 4 e Johannes Brahms është simfonia e fundit e shkruar prej tij dhe premierën e ka patur në 25 tetor 1885 në Meinengen, Gjermani.  Kjo performancë zgjat rreth 40 minuta.

Kompozimet orkestrale të Shostakovich-it përshijnë 15 simfoni dhe 6 koncerte. Gjithashtu në punët e tij përfshihen edhe një sërë koncertesh dhome, koncerte për piano, sonata, opera, muzikë për balet por në sasi të madhe ai ka kompozuar muzkië për filma ndër të cilët mund të përmendim The Second Waltz, Op. 99, etj.

 

Kompozimet e Brahms përfshinin punime për piano, formacione dhome, orkestër simfonike, si dhe punime lirike dhe për kor. Një pianist virtuoz, ai interpretoi pjesën më të madhe të kompozimeve të tij, shumë prej të cilave janë pjesë e repertorit koncertor edhe në ditët e sotme. Brahms një perfeksionist i pakorigjueshëm ka shkaterruar një pjesë të kompozimeve të tij dhe ka lënë shumë të tjera të papublikuara.

Dirigjenti Alessandro Cadario ka ndjekur studimet në Konservatorin Giuseppe Verdi në Milano, ku është diplomuar shkëlqyeshëm për dirigjent orkestre. Është specializuar në Akademinë e Muzikës Chigiana në Siena.  Debutin e ka patur në vitin 2006 në qendrën Lincoln në New York me prezantimin e një nga punëve të tij për korr dhe orkestër. Interpretues të kompozimeve të tij janë Filharmonia e Galicisë, Orkestra Haydn e Bolzanos, Pomeriggi Musicali në Milano dhe Solisti Veneti. Gjatë sezonit 2013-2014 ai prezantoi punimin e tij më të fundit simfonik në Teatrin e Operas të Darmstadt. Në 2012 ai fitoi konkursin ndërkombëtar të dirigjimit, “Peter Maag”. Ai ka drejtuar dhe ka punuar me shumë orkestra ku mund të përmendim: Pomeriggi Musicali të Milanos, Teatro alla Scala, Orkestra Filharmonike Italiane, Orkestra Simfonike e Sanremos, Orkestra e Padovas dhe Venetos, Orkestra e dhomës së Scala, orkestra e Teatrit të Cagliarit, Orkestra Filharmonike e Torinos, Orkestra Filharmonike e Monte Carlso, Orkestra Koncertale e Budapestit dhe Orkestra e Festivaleve në Sofje. Këtë sezon ai ka debutuar në Operan e Firenzes dhe në Teatrin Petruzzelli në Bari.

30 qershor, ora 20:00, TKOB{:}