Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Për nder të tij në këtë 200- vjetor  Ministria e Kulturës ka ngritur Komisionin Shtetëror për Veprimtaritë, në përbërje të të cilit janë studiues, pedagogë dhe botues: Floresha Dado, Shezai Rrokaj, Petrit Malaj, Francesco Altimari, Matteo Mandala,  Eda Derhemi, Shaban Sinani, Dhurata Shehri, Brikena Çabej, Arian Leka. Aktivitetet për De Radën zhvillohen në një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës, si pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë. Patëm nderin dhe detyrimin të shpallim vitin e De Radës dhe një kalendar të denjë për figurën e tij. Janë të shumta aktivitetet që do të pasojnë gjatë gjithë vitit tani e në vazhdim ku përmendim;

–          Botimi i veprës së plotë me parathënie nga prof. Altimari dhe Mandala, në përkthimin e Gëzim Gurgës

–          Shpallja e konkursit kombëtar për të rinj të esesë ‘Unë, Milosao’

–          Promovimi i monografisë së mirënjohur të Prof. Arshi Pipës për Jeronim De Radën botuar nga Shtëpia botuese ‘Princi’ . Promovimi do të zhvillohet me iniciativën e katedrës së Letërsisë në Universitetin  Shtetëror të Tiranës në bashkëpunim me botuesin ekësaj vepre. Kjo veprimtari do të zhvillohet në Ditën Botërore të Librit më 23 prill 2014 në ambientet e Universitetit të Tiranës

–          Konferenca shkencore që do të zhvillohet në Universitetin e Shkodrës më datën 3 qershor

–          Konferenca shkencore që do të zhvillohet në Universitetin e Elbasanit më datat 4-5 qershor

–          Konferenca me tema të kulturës arbëreshe e organizuar nga Katedra e Shqipes në Universitetin e Munich-ut në qytetin e Pogradecit më datat 5-7 qershor

–          Konferenca shkencore me rastin e botimit të dy veprave të Eqerem Çabejit me tema arbëreshe, si dhe promovimi i tyre ne auditoret e Universitetit Eqerem Çabej

–          Akademia e Shkencave të Shqipërisë së bashku me Akademinë e Shkencave të Prishtinës dhe Fakultetin e Gjuhë Letërsisë do të organizojnë një konferencë shkencore më nëntor

Dhe një sërë aktivitetesh të tjera që janë ende në ngjizje e sipër.{:}