Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës, në vijueshmëri të politikave mbështetëse në fushën e letrave, shpall sot listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar për vitin 2018.

Fondi për Përkthimin Letrar (FPL), i themeluar në vitin 2014, dëshmon në të pestin vit për vëmendjen e Ministrisë së Kulturës në nxitjen dhe mbështjen financiare të përkthime të arrira të veprave të rëndësishme artistike të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe, në nxitjen e përkthimin cilësor dhe promovimin e tij si një nga format më të rëndësishme artistike të shprehjes letrare. Gjatë këtyre viteve janë mbështetur 55 përkthime cilësore të sjellë në shqip nga përkthyes si : Zef Simoni, Edmond Tupja, Afrim Koçi, Piro Misha, Klio Evangjeli, Adrian Beshaj, Diana Kastrati, Idlir Azizaj, Rudi Erebara, Edit Dibra, Bajram Karabolli, Ledia Dushi, Agron Tufa, Parid Teferiçi, Ben Andoni, Romeo Çollaku, Virgjil Muçi, Klara Kodra e shumë të tjerë.

Fondi për Përkthimin Letrar u vjen gjithashtu në ndihmë botuesve për të ulur kostot e librit duke ndikuar në rritjen e cilësinë së katalogut të tyre.

Përmes FPL-s Ministria e Kulturës kujdeset që të vendoset standardi i respektimit të së drejtës së autorit si një nga  kushtet e domosdoshme për t’u përzgjedhur.

Nga 20 aplikime të shtëpive botuese e përkthyesve, u përzgjodhën 14 prej tyre të cilët kaluan me sukses fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe më pas nga ekspertët e fushës së përkthimit.

Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen përkthyesit dhe shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës.

 

{:}