Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Për Fondin e Përkthimit Letrar me shumën 2.5 milionë lekë u paraqitën 33 (tridhjetë e tre) aplikime prej të cilave u përzgjodhën gjashtëmbëdhjetë, në bazë të kritereve të shpallura.

Përzgjedhja finale mes 16 (gjashtëmbëdhjetë) aplikimeve u krye në bazë të vlerësimit të ekspertëve të jashtëm, të cilët vendosën që përfundimisht të mbeten 11 (njëmbëdhjetë) përkthime fituese.

Botuesit dhe përkthyesit e përzgjedhur do të njoftohen me e-mail të për të vijuar më tej me lidhjen e kontratës.

Më poshtë do të gjeni emrat e rradhitur sipas rendit alfabetik të aplikuesve.
‘Përmbledhje shkrimesh’
Autor: Stefan Zweig
Përkthyes: Afrim Koçi
Botues Argeta LMG

‘Thirrja e engjëllit’
Autor: Guillaume Musso
Përkthyes: Adriana Gjika
Botues Bota shqiptare

‘Thirrja e qyqes’
Autor: Robert Galbraith
Përkthyes: Virgjil Muçi
Botues Dituria

‘Burri i saj’
Autor: Luigi Pirandello
Përkthyes: Klara Kodra
Botues Erik

‘Grahma e fundit’
Autor: Romain Gary
Përkthyes: Agim Vinca
Botues Fan Noli

‘Historitë’
Autor: Herodoti
Përkthyes: Aleko Minga
Botues IDK

‘Poezi të zgjedhura’
Autor: Odiseas Elitis
Përkthyes: Romeo Çollaku
Botues Odeon

‘Poezi të zgjedhura’
Autor: Eugenio Montale
Përkthyes: Mimoza Hysa
Botues Pegi

‘Poezi të zgjedhura’
Autor: Osip Mandelshtam
Përkthyes: Agron Tufa
Botues Pika pa sipërfaqe

‘Gruaja në pasqyrë’
Autor: Éric-Emmanuel Schmitt
Përkthyes: Rina Çela Grasset
Botues Toena

‘Balena e bardhë – Mobi Dik’
Autor: Herman Melville
Përkthyes: Rudi Erebara
Botues Zenit{:}