Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Drejtoria e Komunikimit Përmes Fjalës në Ministrinë e Kulturës, në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale Arsimore zhvilloi konkursin për të rinj të shkollave të mesme “Unë Milosao”. Në këtë konkurs morën pjesë 216 të rinj. Për të kurorëzuar këtë aktivitet, Ministria e Kulturës, me praninë e mësuesve dhe nxënësve të shkollave pjesëmarrëse në konkurrim organizon ceremoninë e shpalljes së dhjetë fituesve ditën e martë.

Në këtë ceremoni fituesish do tëshfaqet filmi ku rrëfehet grafikisht historia e jetës dhe veprimtarisë së Jeronim De Radës, aktorë të TKEKS do të interpretojnë pjesë të zgjedhura nga poema  “Milosao”. 10 fituesit e konkursit “Unë Milosao” do të fitojnë një certifikatë me vlerë 10.000 lekë të reja për ti konvertuar në libra.

2 dhjetor , ora 13.00, në sallën e Teatrit Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli

 

{:}