Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Të gjithë aplikantët fitues do të njoftohen përmes email-it për procedurat e mëtejshme që do të ndiqen.

Pas shqyrtimit të të gjitha projekteve të dorëzuara brenda afatit të përcaktuar, 8 janar 2021, Ministria e Kulturës shpall fituesit e Thirrjes për projekte kulturore 2021, nën moton “E ardhmja është në origjinë”.

Në kushtet e pandemisë Covid-19, Ministria e Kulturës është angazhuar në krijimin e një klime të shëndoshë për nxitjen dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve kulturore, promovimin e trashëgimisë sonë materiale dhe jomateriale, me qëllim mbajtjen gjallë të komunikimit me publikun.

Programi i Ministrisë së Kulturës për Artin dhe Trashëgiminë 2021 do të sigurojë mbështetje konkrete për industritë krijuese në vend, duke cekur të gjithë sektorët kulturorë, duke synuar forcimin e kapaciteteve të artistëve dhe operatorëve kulturorë, përmirësimin e cilësisë artistike, promovimin e prodhimeve të tyre dhe lehtësimin e qasjes së tyre në mekanizmat inovativë të financimit.
Fondi i Artit dhe Trashëgimisë 2021 do mbështetë organizatat jofitimprurëse të artit dhe kulturës, artistët, individët (persona fizikë ose juridikë) të cilëve u është dashur të zvogëlojnë dhe ndryshojnë në mënyrë drastike programet e tyre, si rezultat i pandemisë, me qëllim që t’i përshtatin programet, hapësirat dhe modelet e funksionimit.

 

 

Lista e fituesve{:}