Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Fondi Rajonal i Sfidave (Regional Challenge Fund – RCF), një instrument financimi i krijuar për të rritur punësueshmërinë, me fokus tek të rinjtë si dhe për të forcuar konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në thirrjen e tretë janë shpallur 10 konsorciume fituese, nga të cilat 7 Institucione publike të arsimit dhe formimit profesional të cilat përfitojnë fondin 5,390,834 Euro.

Nëpërmjet këtyre projekteve dhe financimeve, shkollat profesionale dhe qendrat publike të formimit profesional plotësojnë një pjesë të nevojave të tyre që janë të lidhura me infrastrukturën, pajisjet/ laboratorët apo trajnimet e stafeve drejtuese dhe mësimdhënëse, duke hapur rrugën për zhvillim të arsimit dhe bashkëpunimit me sektorin privat e duke rritur mundësitë e punësimit sipas standardeve më të larta të kualifikimit.