Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë e përbërë nga z. Primo Shllaku, në cilësinë e kryetarit të jurisë dhe anëtarët: Flutura Açka, Elsa Demo, Bajram Karabolli dhe Lisandri Kola bën të ditur emrat e kandidatëve të nominuar për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer” për vitin 2016.

Titujt për të dyja kategoritë të renditura në rend alfabetik:

 

1. Kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit”:

1. Ardian Kyçyku – INCOGNITO (roman), Shtëpia Botuese NAIMI

2. Erion Papagjoni – NJE BURRE MES DY GRAVE (dramë), Shtëpia Botuese ADA

3. Idlir Azizaj – SHEKSPIROTET (novela dramaturgjike), Shtëpia Botuese TOENA

4. Meritan Spahija – VEGIMET E FUNDIT (tregime), Shtëpia Botuese FIORENTIA

5. Romeo Çollaku – MJALT NË TEH (roman), Shtëpia Botuese ZENIT

 

2. Kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit e përkthyer”:

 

1. Agron Tufa – TRISTIA (poezi), Osip Mandelstam – Shtëpia Botuese PIKA PA SIPËRFAQE

2. Diana Kastrati – KANALI MUSOLINI (roman), Antonio Pennacchi – Shtëpia Botuese DITURIA

3. Ermira Danaj- NJË FRYMËMARRJE JETE, PASIONI SIPAS G. H. (roman), Clarice Lispector, Shtëpia Botuese OMBRA GMG.

4. Luljeta Lleshanaku – Bija e varrmihësit (roman), Joyce Carol Oates, Shtëpia Botuese ALBAS

5. Romeo Çollaku – POEZI TË ZGJEDHURA, Konstandinos Kavafis, Shtëpia Botuese ZENIT

 

Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare që mbështeten nga Ministia e Kulturës, do të zhvillohet në datën 6 dhjetor, ora 17.00, në sallën e Teatrit të Kukullave.{:}