Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në zbatim të Urdhërit të Ministrisë së Kulturës Nr. 211, datë 21.08 2014, Për “Shpallje konkursi me karakter kombëtar për realizimin e Logos të 200 vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jaronim De Rada”, pika 1, Galeria Kombëtare e Arteve shpall:

Konkursin Kombëtar për realizimin e logos së “200 Vjetorit të Lindjes së Poetit Arbëresh Jeronim De Rada”

Përshkrim i përgjithshëm:
Galeria Kombëtare e Arteve, me kërkesë dhe mbështetje ligjore nga ana e Ministrisë së Kulturës, organizon Konkursin Kombëtar për  realizimin e “Logos së 200 vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jaronim De Rada”, e cila do të  shoqërojë dokumentat zyrtare të Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të varësisë, që do të përfshihen në veprimtari për Vitin De Radian. Gjithashtu kjo logo mund t’i bashkëngjitet të gjithë posterave, ftesave dhe në përgjithësi imazheve të lidhura drejtpërsëdrejti me këto festime.

Qëllimi i Realizimit të Logos:
Logoja për 200 vjetorin e lindjes së poetit arbëresh Jeronim De Rada do të pasqyrojë këtë ngjarje kushtuar  figurës së  poetit, publicistit, folkloristit, filologut, mësuesit dhe  themeluesit të letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare. Ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh. Tradita poetike shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Ai mban titullin “Mësues i Popullit”. Realizimi i Logos me rastin e 200 vjetorit të lindjes është një homazh dhe respekt mbi personalitetin e një prej figurave të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit të Konkursit:

  • Shpallja e Konkursit bëhet me datë 10 tetor 2014.
  • Data e fundit e pritjes së punimeve grafike të Logës në GKA është me 30 tetor 2014.
  • Juria do të mblidhet me datë 31 tetor 2014.
  • Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 3 Nëntor 2014, ditën e hënë. Në ora 12.00 në Sallën e Bibliotekës së GKA-së.

Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:

  • Në Konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë profesionistë  dhe studio dizajni
  • Çdo pjesëmarrës konkuron vetëm me një punim.
  • Punimi duhet të jetë origjinal, i papublikuar më parë dhe i pakopjuar nga një autor i njohur shqiptar apo i huaj.
  • Në konkurs pranohen punime individuale dhe punime të realizuara në grup.
  • Punimi i Logos, sëbashku me shkrimin “200 Vjetori i Lindjes së Poetit Arbëresh Jeronim De Rada”, duhet të jetë e realizuar si punim artistik dhe grafik.
  • Punimi do të paraqitet në formën artistike të modelit me ngjyra.
  • Boceti duhet të jetë me përmasa jo më të vogla se 18 x 18 cm, i vendosur mbi një format A4 dhe letër 200 grm2.
  • Punimi i përfunduar në modelin me ngjyra duhet të skanohet dhe të vendoset në një CD.
  • Punimi i përfunduar në modelin me ngjyra duhet të firmoset nga  autori dhe sëbashku me CD, ku gjendet imazhi i punimit me ngjyra vendoset në një zarf, të mbyllur dhe me adresën e autorit pjesëmarrës – konkurues.
  • Autori i shpallur fitues duhet të lidhë kontratë me GKA-në.

Detyra e Projektimit:

  • Punimi duhet të jetë shprehje artistike dhe formë grafike e një logoje, që përkujton temën e saj, e cila është: “200 Vjetori i Lindjes së Poetit Arbëresh Jeronim De Rada”
  • Ngjyrat në konceptimin e kësaj logoje mund të jenë të ndryshme dhe të lira sipas asaj që  preferon  autori / artisti.

Punimi duhet të paraqitet:

  • I punuar me ngjyra mbi letër, sipas pikës së kushteve pjesëmarrëse në konkurs.
  • I vendosur në një CD, sipas pikës së kushteve pjesëmarrëse në konkurs.

Organizimi i Konkursit:

  • Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë është institucioni ku do të organizohet Konkursi Kombëtar, për realizimin e Logos: “200 Vjetori i Lindjes së Poetit Arbëresh Jeronim De Rada”.
  • Artisti pjesëmarrës në konkurs duhet të paraqitet në GKA, për të dorëzuar punimin e tij në datën e caktuar.
  • Artisti e dorëzon punimin dhe CD pasi ia tregon më parë  punonjësit të ngarkuar nga GKA  punimin përkatës dhe më pas i mbyll ato në zarf, ku vendoset emri dhe mbiemri i tij, adresa ku banon dhe numri i kontaktit.
  • Artisti pajiset me një dokument nga  punonjësi i GKA, ku bëhet e ditur pjesëmarrja e tij dhe numri rendor i rregjistrimit të zarfit të dorëzuar prej  tij. Dokumenti është zyrtar, i firmosur dhe vulosur nga GKA.
  • Të gjitha punimet do të merren në dorëzim në Bibliotekën e GKA deri me datën 30 tetor 2014, nga ora 8.00-16.30.
  • Për çdo informacion tjetër të nevojshëm nga ana e konkuruesve, mund të kontaktoni GKA, Tiranë, në numrin 042226033, me znj. Aurela Dyrmishi, kordinatore e konkursit.
  • Pas shpalljes së fituesit të Konkursit, pjesëmarrësit brenda 5 (pesë) ditëve duhet të tërheqë punimin. Pas këtij afati GKA, nuk mban më asnjë përgjegjësi, për punimet e dorëzuara.

Juria:

  • Juria shqyrton punimet me datë 31 tetor 2014.
  • Më datë 3 nëntor 2014, ditën e hënë, ora 12.00 do të shpallet fituesi i Konkursit në mjediset e GKA, Tiranë, në orën 12.00.
  • Juria e Konkursit përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, përsonalitete nga fusha e artit dhe e kulturës. Vendimi i Jurisë është publik dhe i formës së prerë.
  • Vlerësimi artistik i Çmimit fitues është 180 000 (njëqindetetëdhjetëmijë) lekë, ku përfshihen edhe taksat e aplikueshme.
  • Modeli fitues bëhet pronë e fondit të GKA, Tiranë.
  • Nga data 10 tetor 2014 me shpalljen e konkursit, të gjithë të interesuarit mund të informohen mbi kushtet e këtij konkursi nëpërmjet tërheqjes pranë recepsionit të GKA, Tiranë të materialit të shkruar ose në formë elektronike në adresat e Ministrisë së Kulturës dhe të GKA.

{:}