Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

DIALOGU- ÇELËSI I SUKSESIT

Ministria e Kulturës dhe Galeria Kombëtare e Arteve informojnë publikun dhe krijuesit për vazhdimësinë e Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “Onufri”.
Ndërprerja e përkohshme e kësaj ekspozite shërbeu për të rivlerësuar qëllimin dhe zbatimin e këtij aktiviteti duke përfshirë mendimet e grupeve të interesuara. Bazuar në të dhënat mbi edicionet e mëparshme të “Onufrit” nga Galeria Kombëtare e Arteve, nga informacioni i mbledhur gjatë dialogut, shembull shumë i rëndësishëm edhe për zhvillimin e dialogut në nivel lokal, nga pyetësori në faqen elektronike, u përcaktuan si të rëndësishme zhvillimi i imazhit të “Onufrit” në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, rritja e audiencave, menaxhimi e organizimi i duhur i aktivitetit duke përfshirë dhe ekspertë të jashtëm dhe ndërmjet të tjerave edhe dedikimi nga Ministria e Kulturës dhe Galeria Kombëtare e Arteve për mbështetjen financiare, për të siguruar vazhdimësine e aktivitetit.
Pas mbledhjes së informacionit të nevojshëm, Galeria Kombetare e Arteve dhe Ministria e Kulturës panë si të domosdoshme ndryshimet në  rregulloren e kësaj ekspozite. Pas ndryshimeve përkatëse të rregullores u miratua edhe realizimi i  edicionit të  i 21-të  të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “Onufri 2015”, i  cili do të zhvillohet në periudhën Nëntor – Dhjetor 2015.
Sipas rregullores së re, GKA do të hapë një konkurs për të marrë në shqyrtim propozimet më të mira kuratoriale për organizimin e kësaj ekspozite, nga data 1 Prill 2015. Propozimet kanë afat të paraqiten në GKA deri më datë 4 Maj, 2015. Brenda muajit Maj 2015, do të shpallet edhe kuratori/kuratorja fituese. Propozimet për kurimin e edicionit të 21 të ekspozitës do të merren në shqyrtim nga Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “Onufri”
Për më shumë informacion, shikoni faqen e Galerisë Kombëtare të Arteve nga data 1 Prill 2015, në http://www.gka.al/Te-Tjera/shpallje_konkursi_onufri.shtml
Shenim: Kriteret për përzgjedhjen e kuratorit janë të përcaktuara nga Galeria Kombëtare e Arteve.{:}