Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në mbështetje të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 570, datë 03.10.2018 “Për Këshillat Mbikëqyrës të Shoqërive Aksionare Shtetërore” dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.621, datë 10.10.2024 “Për miratimin e dokumentit të politikës “Agjenda Kombëtare e Reformave 2024–2027”, në kuadër të instrumentit të Bashkimit Evropian “Faciliteti për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor”, shpallen Kandidaturat për vendet vakante si anëtar në Këshillat Mbikëqyrës si më poshtë:

  • Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP)  (1 vend vakant)
  • Autoriteti Portual Durrës (1 vend vakant)

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional” në shkenca juridike, ekonomike ose në shkenca specifike në varësi të profilit të shoqërisë;
Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e nje vepre penale;
Të kenë eksperiencë pune mbi 5 vjet;
Të kenë njohuri mbi Ligjin për tregtarët si dhe fushën e veprimtarisë së shoqërisë;
Të mos kenë konflikt interesash me detyrën, në përputhje me detyrimet e legjislacionit në fuqi;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

Afati i aplikimit: 28 Janar 2025

Dorëzimi i dokumentacionit bëhet fizikisht pranë zyrës së protokollit në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si edhe në mënyrë elektronike në: info@meki.gov.al.