Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

NJOFTIM PËR SHPALLJE THIRRJE

BONUSI I RIJETËZIMIT

 

Bonusi i rijetëzimit”, pjesë e Fondit Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore Materiale, është një nisëm e pervitshme e Ministrisë së Kulturës / Qeverisë Shqiptare për restaurimin dhe rijetëzimin e objekteve në qendra historike në modele të qëndrueshme biznesi, që gjenerojnë të ardhura dhe punësim për komunitetin. Kjo nismë është një ndihmë në formë granti, për të gjithë ata individë që janë pronar të një objekti në qendrat historike të qyteteve dhe kanë iniciativën për ta zhvilluar më tej atë duke kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal.

Për vitin 2022,  aplikuan 96 individë dhe u mbështetën nëpërmjet kësaj nisme 41 projekte fituese në Shkodër, Krujë, Berat,Gjirokastër, Korcë, Përmet, Pogradec, etj.,

PËRFITUESËT:

Bonusi i rijetëzimit” gjatë vitit 2023, si një fond i përvitshëm, do të mbështesë  pronarët  dhe përdoruesit e ligjshëm të objekteve që janë pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike ose kanë statusin pasuri kulturore.

OBJEKT I FINANCIMIT PËR VITIN 2023:

  1. Ndërhyrje të mirëmbajtjes dhe konservuese në pasuritë e paluajtshme në pronësi private, të tilla si: mirëmbajtje, restaurim çatie, fasada, muraturë, porta, dritare, të cilat ndikojnë në vlera dhe unitetin kompozicional të:
  • ansamblit historik urban
  • qendrave historike

financohen deri në 1.000.000 lekë (nje milion).

  1. Ndërhyrje për restaurim/ rijetëzim të pjesshëm ku përfshihen edhe: instalimet elektrike, sanitare, mekanike, të mbrojtjes ndaj zjarrit, ose të plotë në pasuritë e paluajtshme, në pronësi private, që janë pjesë përbërëse e:
  2. ansambleve historike urbane,
  3. qendrave historike (QH),
  • zonës së mbrojtur në kufi me QH, që ka ndikim në peisazhin historik urban të saj,
  1. lagjeve të banuara brenda mureve rrethues të kalave,
  2. ose kanë statusin pasuri kulturore si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave,

financohen deri në 6.000.000 lekë/vit.

  1. Veprimtaria ekonomike e propozuar në aplikimet për financim, sipas pikës B, me karakter rijetëzues, në kuptim të Ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, mund të jetë, por pa u kufizuar, për shërbim hotelerie, dyqan souvenir/artizanati/antikuari/bizhuterish, librari, videoteka, galeri arti dhe mjete pune, punishte, gastronomi për produktet vendase, pikë informacioni për turistët, agjenci turistike. 

PERIUDHA E APLIKIMIT

30 Janar 2023  – 10 Mars 2023

MËNYRA E APLIKIMIT

Aplikimi për mbështetje nga “Bonus i rijetëzimit” kryhet vetem on-line në sistemin e-Albania, shërbimi e-leje “Aplikim për bonusin e rijetëzimit”.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13702

Për cdo paqartësi dhe/ose informacion më të detajuar, drejtohuni në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore pranë qytetit tuaj, ose, shkruani ne emailin:

bonus.rijetesimi@kultura.gov.al