Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

NJOFTIM PËR MEDIAT

LËNDA: Shpallja e thirrjes për pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit (FMB) ka hapur garën ndërkombëtare për pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Fondacionit, një rol kyç në procesin e administrimit të Butrintit, pasuri botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Sipas thirrjes, Drejtori Ekzekutiv, ndër të tjera, duhet të menaxhojë periudhën e tranzicionit, gjatë kalimit të administrimit nga Zyra e Administrimit dhe e Koordinimit të Parkut Kombëtar, Butrint në FMB; të vlerësojë dhe përzgjedhë stafin e ri të punonjësve; të jetë ura lidhëse mes stafit dhe bordit të FMB, të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Kulturës, ministritë e tjera të linjës, autoritetet dhe agjencitë përkatëse vendore dhe organizatat ndërkombëtare; të çojë përpara zbatimin e protokolleve të mirëkuptimit, politikave drejtuese, duke u mbështetur mbi linjat udhërrëfyese të UNESCO-s për një pasuri botërore si Butrinti; të përfaqësojë Fondacionin në konferenca ndërkombëtare etj. (Për informacione të mëtejshme klikoni https://bmf.al).

Drejtori Ekzekutiv duhet, ndër të tjera, të jetë i diplomuar (në nivelin master apo doktoraturë) në një nga fushat si arkeologji, histori, arkitekturë; menaxhim i trashëgimisë kulturore, administrim biznesi, shkenca sociale, shkenca ekonomike apo për drejtësi; të ketë eksperiencë në pozicione drejtuese apo menaxheriale, të ketë njohje të mira për trashëgiminë kulturore, konventat ndërkombëtare të trashëgimisë; të demonstrojë eksperiencë dhe aftësi në bashkëpunim me autoritete lokale dhe ndërkombëtare. (Për informacione të mëtejshme klikoni https://bmf.al).

Kandidati duhet të paraqesë aftësi drejtuese, menaxheriale, komunikuese, të njohjes së gjuhës angleze etj.

Afati i aplikimit është deri në datën 14 tetor 2022. Seleksionimi do të kalojë përmes fazës së vlerësimit të dosjeve, për të vijuar me intervistën dhe vlerësimin përfundimtar nga Bordi i FMB-së.

Gara është e hapur për kandidatë shqiptarë e të huaj, të cilët përmbushin kriteret dhe kërkesat e vendosura nga FMB për pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv.

Për informacione të mëtejshme mbi detyrat dhe kriteret e përzgjedhjes, ju lutem referojuni faqes zyrtare të fondacionit https://bmf/al/en

Adresa e shprehjes së interesit dhe dorëzimit të dosjes: https://bmf.al/en ose careers@bmf.al{:}