Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kuadër të aktiviteteve të parashikuara gjatë vitit 2014, Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe shpall zhvillimin e konkursit “Narracioni i legjendave përmes novelave grafike“.

Ky aktivitet, që do të jetë i pari i llojit të vet në Shqipëri, do të zhvillohet në formën e konkursit, ku studentë, nxënës e artistë profesionistë e amatorë, do të paraqesin punimet e tyre në një ekspozitë me novela grafike shqiptare, tematika e të cilave do të bazohet tek trashëgimia kulturore jomateriale, si psh. përrallat, gojëdhanat, legjendat etj.

Përvec novelave grafike klasike, në këtë ekspozitë do të përfshihen edhe legjendat bashkëkohore urbane te cilat zhvillohen ne nje kontekst te Trashegimise Materiale si psh. qytet muze, munument kulture, etj.

Do të ketë çmime për punimet më të mira nga juria e përbërë nga tri ekspertë të huaj.

Duke qenë se aktiviteti përfshin edhe mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, një rëndësi të vecantë do ti kushtohet përdorimit të onomatopeve në gjuhën shqipe në novelat grafike.

Përsa i përket narracionit, ai mund të jetë në gjuhën shqipe standarde, në dialekt ose në gjuhën e pakicave.

Narracioni mund të jetë edhe pa tekst, por jo pa onomatope.

Qëllimi final i aktivitetit është edukimi artistik dhe gjuhësor përmes vlerave të trashëgimisë kulturore materiale (konteksti) dhe jomateriale (shprehja), të aplikuara në gjininë e novelave grafike.
Punët e përzgjedhura mund të printohen në material plastik apo letër e mbërthyer dhe do të ekspozohen për publikun.

Afatet dhe mënyra e konkurrimit:

Ministria e Kulturës shpall për herë të parë në Shqipëri, konnkursin e Novelave Grafike Shqiptare me tema nga Trashëgimia Jomateriale Shqiptare.

Konkuruesit duhet të paraqesin në 3 fletë grafike bardh e zi ose me tonalitete të ngjyrës gri në format dixhital A4 (JPG,TIFF ose PDF 300 dpi) një narracion me temë nga legjendat, përrallat ose gojëdhanat të bazuara tek Folklori Shqiptar.

Teknika grafike është e lirë.

Punimet mund të jenë me ngjyra por katalogu do të shtypet në bardh e zi. Punimet që kanë tonalitete ngjyre, duhet të parashikohen si tonalitete të ngjyrës gri në shtyp.

Në konkurs pranohen edhe temat nga legjendat urbane shqiptare, të cilat zhvillohen në një kontekst të Trashëgimisë Materiale si psh. qytet muze, monument kulture, etj.

Autorët mund ta paraqesin Novelën Grafike në gjuhën shqipe standarde ose edhe në dialekt. Nëse autori i përket minoriteteve kulturore ai mund ta paraqesë Novelën Grafike në gjuhën e komunitetit të shoqëruar në shqip dhe anglisht.

Preferohen më shumë Novelat Grafike të cilat narracionin e zhvillojnë vetëm me anë të imazheve grafike dhe përdorimit të onomatopeve në gjuhën shqipe ose në gjuhët e minoreteteve.

Në fazën e parë, të interesuarit duhet të paraqesin punimet e tyre fiĺlimisht në format dixhital JPG, TIFF ose PDF, në 3 fletë A4, me rezolucion 300 dpi dhe një CV të tyren në shqip dhe anglisht në format Word ose PDF.

Disa modele për kompozimin e hapësirës në Novelat Grafike.
Variacionet janë të pafundme.

Afati i dorëzimit të punimeve data 20 tetor 2014 (ora 24.00)
Shpallja e punimeve të përzgjedhura për konkurrim data 1 nëntor 2014
Ndarja e çmimeve dhe e katalogëve për pjesëmarrësit data 14 nëntor 2014

Ministria e Kulturës njofton të gjithë të interesuarit se shtyhet afati i dorëzimit të punimeve për konkursin “Narracioni i legjendave përmes novelave grafike”. Duke parë interesin në rritje dhe fluksin e prurjeve të krijimeve nga artistë, studentë e nxënës, afati i dorëzimit të punimeve shtyhet deri në datën 24 tetor 2014.

Kujtesë:

Në fazën e parë, të interesuarit duhet të paraqesin punimet e tyre fiĺlimisht në adresën:
novela.grafike.shqiptare@kultura.gov.al

Në fazën e dytë një juri ndërkombëtare e përbërë nga personalitete të fushës do të përzgjedhin punimet që do të botohen në katalogun e aktivitetit.

Çmimet:

Çmimi i parë: 90.000 lekë
Çmimi i dytë: 60.000 lekë
Çmimi i tretë: 30.000 lekë

Informacion:

Novelat grafike janë narracione nëpërmjet imazheve grafike të ngjashme me fumetin, me comics, strip etj. Kjo gjini e artit shumë popullor në vendet e zhvilluara, nuk ekziston ende në Shqipëri, duke krijuar një boshllëk sidomos në edukimin e brezave të rinj. Novelat grafike janë baza e shumë filmave, shfaqjeve teatrale dhe performancave të ndyshme artistike si :Borëbardha, Batman, Spiderman, Hirushja. Origjina e kësaj shprehjeje artistike fillon që me prehistorinë, kur njeriu nëpërmjet imazheve kërkonte të tregonte mënyrën e tij të të jetuarit, doket, zakonet, ritet etj. Sot, ky lloj arti e ka kaluar kontekstin e tij gazetaresk, duke u kthyer në një gjini të preferuar të artit bashkëkohor, i cili tashmë studiohet në akademitë dhe universitetet më të njohura të botës. Novela grafike konsiderohet sot një nga elementet më të rëndësishëm të teorisë së komunikimit. Në Shqipëri, përveç disa tentativave sporadike, deri me sot, kjo gjini e artit nuk ka patur vëmendjen e duhur, si nga shteti ashtu edhe nga shoqëria.

Në këtë konkurs, ka shumë rëndësi përdorimi i onomatopeve në gjuhën shqipe. Novelat Grafike në këtë konkurs, mund të jenë pa tekst, por jo pa onomatope.

Teknikat në këtë konkurs janë të lira. Novelat grafike mund të realizohen shumë mirë edhe nga fotografët, të cilët kanë njohuri të manipulimit të fotografisë me programet kompiuterike. Narracioni (tregimi i historisë) që në këtë rast përdoret si term teknik, mund të realizohet edhe duke shfrytëzuar albumet fotografike, që secili organizon në Facebook.

Çdo album në FB, është një lloj narracioni nëpërmjet fotografive. Shikoni albumet që mund të keni realizuar pranë një objekti të Trashëgimisë Kulturore, si psh, qytet muze, muze, monument kulture, qendër arkeologjike, festival folku etj. Pasi të shikoni imazhet, filloni të shkruani një histori dhe më në fund përmblidheni historinë me imazhe në tre faqe A4, duke kompozuar sa më bukur fotot.

Në këtë konkurs, ka shumë rëndësi përdorimi i onomatopeve. Novelat Grafike në këtë konkurs, mund të jenë pa tekst, por jo pa onomatopeOnomatopetë duhet të jenë në gjuhën shqipe, ose në gjuhen e minoriteteve kulturore që jetojnë në Shqipëri.

Informacione në web:

Informacion mbi onomatopete
http://sq.wikipedia.org/wiki/Onomatopeja
http://grammar.about.com/od/readingsonlanguage/a/Ten-Titillating-Types-Of-Sound-Effects-In-Language.htm

Ky është viti DERADIAN, kushtuar Jeronim De Rades. Në këtë link gjenden veprat e dixhitalizuara të De Radës. Këtu mund të gjeni motive legjendash të vjetra shqiptare. http://www.albanologia.unical.it/GirolamoDeRada/biblioteca_deradiana.html

Tregime të moçme shqiptare
http://www.mnvr.org/mitrushkuteli/tregimetemocmeshqiptare.html#/2/

Mitologjia ndër shqiptare
http://www.scribd.com/doc/27677912/Mitologjia-nder-shqiptare-Tirta-Mark-2004

Mitologjia shqiptare
http://sq.wikipedia.org/wiki/Mitologjia_shqiptare

Materiale në YouTube

The Art of the Graphic Novel
https://www.youtube.com/watch?v=zvgZB-V_2_c

Illustration & Drawing Tips: How to Make a Graphic Novel
https://www.youtube.com/watch?v=yMVzYltH2kU&list=PLNX53IPC8nD80gXRqqWwlgI_U8fVATwKm

Illustration & Drawing Tips : How to Make a Graphic Novel
https://www.youtube.com/watch?v=yMVzYltH2kU&list=PLNX53IPC8nD80gXRqqWwlgI_U8fVATwKm

How To Create A Graphic Novel
http://youtu.be/qBivrykaAbA

A brief  History of the Graphic Novel
http://web.archive.org/web/20080603041720/http://www.graphicnovels.brodart.com/history.htm

Linqe te tjera:
http://scottmccloud.com/
http://stripgids.org/stripgids/
http://www.comicscenter.mk/
http://www.stripburger.org/language/en/{:}