Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës së Shqipërisë në kuadër të një bashkëpunimi intensiv me Fondacionin “Pistoletto” (Biella, Itali), institucionalizon dhe mundëson për të dytin vit rradhazi të drejtën e pjesëmarrjes së dy artistive të rinj shqiptarë në Programin Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte” Biella, Itali, i cili do të zhvillohet nga data 16 tetor 27 tetor 2017.

Ky program, vjen në sajë edhe të konkretizimit të Protokollit të Mirëkuptimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Torinos për bashkëpunimin dypalësh në fushat e artit dhe kulturës nënshkruar në datën 11 dhjetor 2015.

Ministria e Kulturës, do të ofrojë të drejtën e studimit që përfshijnë shpenzimet e plota të qëndrimit dyjavor rezidencial të dy artistëve shqiptarë, përfshirë edhe shpenzimet e udhëtimit ndërkombëtar.

Artistët që do të përzgjidhen nga një komision profesionistësh në UNIDEE -“Universita delle Idee” të Italisë, nëpërmjet modulesh disa ditore të hapura për artistët, kuratorët dhe studentët ndërkombëtarë që do të banojnë në “Qytetin e Artit”, do të marrin njohuri dhe dije nga partnerë akademikë dhe një sërë artistësh ndërkombëtarë.

Programi rezidencial për periudhën 16/27 tetor 2017, do të zhvillohet në dy hapësira kulturore: “Cittadellearte” në Biella të Italisë, themeluar nga Michelangelo Pistoletto në vitin 1998 dhe Rezidencën “Art House” në qytetin e  Shkodrës, Shqipëri, krijuar nga artisti Adrian Paci në vitin 2015.

 

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit të Konkursit:

Shpallja e Konkursit datë: 1 Qershor.

Data e fundit e aplikimeve: 29 Qershor

Periudha e shpalljes së fituesve:  5 korrik

Fituesit do të  njoftohen publikisht nga Ministria e Kulturës.

Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:

  • Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë të rinj në fushën e arteve pamore nga mosha 23 – 30 vjeç.
  • Kandidatët aplikues është e kushtëzuar të dinë të flasin dhe të shkruajnë Anglisht/Italisht.

Artisti pjesëmarrës në konkurs duhet të aplikojë duke dërguar dokumentacionin online në adresat zyrtare elektronike të Ministrisë së Kulturës:

projekte@kultura.gov.al;

alfred.nini@kultura.gov.al;

  • Kartë identiteti (jpg/pdf)
  • Diploma e Universitetit (jpg/pdf)
  • C.V (word/pdf)
  • Një letër rekomandimi (word/pdf)
  • Një dosje elektronike/folder (ku të jenë të ruajtura jo më pak se pesë nga punët tuaja): Nëse ka video, ato duhet të ngarkohen në një portal si psh: youtube, vimeo, facebook, etj. dhe të dërgohet vetëm si link. Secila punë duhet të shoqërohet nga të gjitha të dhënat teknike dhe koncepti. Pranohen të gjitha gjinitë e arteve pamore.

(Teksti i detyruar në dy gjuhë Shqip/Anglisht)

  • Letër motivimi:

Përshkruani karakterin e punës suaj si artist, një përshkrim të shkurtër të atmosferës artistike ku bëni pjesë dhe kushtojini rëndësi arsyetimit se përse është e nevojshme kjo rezidencë për ju. (Teksti i detyruar në dy gjuhë Shqip/Anglisht)

 

Artisti do të marrë një e-mail konfirmimi për aplikimin e pranuar të tij.

Mungesa e një, ose më shumë dokumentave të kërkuar më sipër, nuk ju kualifikon në konkurs.

Për më tepër info: http://www.cittadellarte.it/info.php{:}