Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës së Shqipërisë në kuadër të një bashkëpunimi intensiv me Fondacionin “Pistoletto” (Biella, Itali), institucionalizon dhe mundëson për herë të parë të drejtën e pjesëmarrjes së artistive të rinj shqiptarë në Programin Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte” Torino Itali, i cili do të zhvillohet në datat 10-21 tetor 2016.

 

Ky program, vjen në sajë edhe konkretizimit të Protokollit të Mirëkuptimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Torinos për bashkëpunimin dypalësh në fushat e artit dhe kulturës nënshkruar në datën 11 dhjetor 2015.

 

Ministria e Kulturës, do të ofrojë dy bursa studimi që përfshijnë shpenzimet e plota të qëndrimit dyjavor rezidencial të artistëvë shqiptarë, përfshirë edhe shpenzimet e udhëtimit ndërkombëtar.

 

Artistët që do të përzgjidhen nga një komision profesionistësh në UNIDEE-“Universita delle Idee” të Italisë, nëpërmjet modulesh disa ditore të hapura për artistët, kuratorët dhe studentët ndërkombëtarë që do të banojnë në “Qytetin e Artit”, do të marrin njohuri dhe dije nga partnerë akademikë dhe një sërë artistësh ndërkombëtarë.

 

Programi rezidencial për periudhën 10-21 tetor 2016 do të zhvillohet në dy hapësira kulturore: “Cittadellearte” në Biella të Italisë, themeluar nga Michelangelo Pistoletto në vitin 1998 dhe Rezidencën “Art House” në qytetin e  Shkodrës, Shqipëri, krijuar nga artisti Adrian Paci në vitin 2015.

 

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit të Konkursit:

 

Shpallja e Konkursit datë 15.07.2016

Data e fundit e aplikimeve 25.07.2016

Periudha e shpalljes së fituesve:  15 Shtator

Shtyrje e datës së fundit të aplikimeve nga data 25.07.2016, bëhet data 30.08.2016

Data shtyhet për shkak të kërkesës së lartë të aplikantëve, për t`ju dhënë mundësinë e plotësimit të dokumentacionit të caktuar që është i domosdoshëm për aplikim.

Fituesit e dy bursave do të  njoftohen publikisht nga Ministria e Kulturës.

 

Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:

  • Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë të rinj në fushën e arteve pamore nga mosha 23 – 30 vjeç.
  • Kandidatët aplikues është e kushtëzuar të dinë të flasin dhe të shkruajnë Anglisht/Italisht.

 

Artisti pjesëmarrës në konkurs duhet të aplikojë duke dërguar dokumentacionin online në adresat zyrtare elektronike të Ministrisë së Kulturës: projekte@kultura.gov.alalfred.nini@kultura.gov.al;

  • Kartë identiteti (jpg/pdf)
  • Diploma e Universitetit (jpg/pdf)
  • C.V (word/pdf)
  • Një letër rekomandimi (word/pdf)
  • Një dosje elektronike/folder (ku të jenë të ruajtura jo më pak se pesë nga punët tuaja): Nëse ka video, ato duhet të ngarkohen në një portal si psh: youtube, vimeo, facebook, etj. dhe të dërgohet vetëm si link. Secila punë duhet të shoqërohet nga të gjitha të dhënat teknike dhe koncepti. Pranohen të gjitha gjinitë e arteve pamore.

(Teksti i detyruar në dy gjuhë Shqip/Anglisht)

  • Letër motivimi:

Përshkruani karakterin e punës suaj si artist, një përshkrim të shkurtër të atmosferës artistike ku bëni pjesë dhe kushtojini rëndësi arsyetimit se përse është e nevojshme kjo rezidencë për ju. (Teksti i detyruar në dy gjuhë Shqip/Anglisht)

LINK : KLIKO KETU

Artisti do të marrë një e-mail konfirmimi për aplikimin e pranuar të tij.

Mungesa e një, ose më shumë dokumentave të kërkuar më sipër, nuk ju kualifikon në konkurs.

 

Suksese!{:}