Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Thirrje e hapur për aplikim në kuadër të programit “Artist in  Residencë”, i cili bazohet në “Protokollin e Bashkëpunimit” të nënshkruar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe Landi i Salsburgut i Republikës Federale të Austrisë.

Qëllimi i Protokollit

Qëllimi i këtij Protokolli Bashkëpunimi është krijimi i kuadrit të përgjithshëm, në bazë të të cilit palët do të mbështesin shkëmbimin e artistëve, duke mundësuar udhëtimin dhe qëndrimin e një artisti shqiptar në Austri dhe të një artisti austriak në Shqipëri.

Programi “Artist in Rezidencë”, mirëpret artistin shqiptar në vitin e dytë të këtij bashkëpunimi të institucionalizuar, që do të synojë krijimin e hapësirave bashkëvepruese midis artistëve e rinj, në fushën e arteve pamore, si dhe shkëmbimin e eksperiencave të suksesshme mes vendeve respektive. Artisti i përzgjedhur do të marrë pjesë në programin “Artist in Rezidence” në Landin e Salsburgut, për një periudhë kohore 1 mujore, në muajin mars 2016.

Synimi i Programit “Artist in Rezidence”:

Synimi kryesor i këtij programi është që artistëve nga të dy shtetet t’u jepet mundësia të njihen me sferën artistike dhe kulturore të shtetit tjetër, t’i krahasojnë veprat e tyre me ato të artistëve të tjerë, ose t’i krijojnë së bashku ato, duke zgjeruar kështu karrierën e tyre artistike.

Pala Austriake ka tashmë gati vendin e akomodimit dhe studion e punës për artistin shqiptar në të ashtuquajturën “Banesa e Artistëve në Salzburg”, ndërsa Ministria e Kulturës merr përsipër mbulimin e kostove të qëndrimit të artistit shqiptar në Salsburg si dhe shpenzimet e udhëtimit ndërkombëtar. Gjatë kohës së rezidencës, përvec vendosjes së kontakteve profesionale, artisti do të ketë mundësi të hapë një ekspozitë në fund të rezidencës së tij.

 

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit të Konkursit:

Shpallja e Konkursit bëhet më datë 26/01/2016

Data e fundit e aplikimeve 6/02/2016

Juria do të mblidhet me datat 8-9.02.2016

Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 10/02/2016.

Fituesi do të njoftohet publikisht nga Ministria e Kulturës.

 

Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:

Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë të rinj në fushën e arteve pamore nga mosha 25 – 40 vjeç

Artisti pjesëmarrës në konkurs duhet të aplikojë online në adresat zyrtare të Ministrisë së Kulturës: projekte@kultura.gov.alalfred.nini@kultura.gov.al;

  • Kartë identiteti (jpg/pdf)
  • Diploma e Universitetit (jpg/pdf)
  • Vërtetim pune, nëse ka (jpg/pdf)
  • Foto (jpg/pdf)
  • C.V (ëord/pdf)
  • Dy letra rekomandimi (ëord/pdf)
  • Një dosje elektronike/folder (ku të jenë të ruajtura jo më pak se pesë nga punët tuaja. Punët duhet të jenë të 3-5 viteve të fundit dhe nuk duhet të jenë nga periudha e shkollës. Nëse ka video, ato duhet të ngrakohen në një portal si psh: youtube, vimeo, facebook, etj. dhe të dërgohet vetëm si link. Secila punë duhet të shoqërohet nga të gjitha të dhënat teknike dhe koncepti. Pranohen të gjitha gjinitë e arteve pamore.)
  • Letër motivimi (përshkruani karakterin e punës suaj si artist, një përshkrim të shkurtër të atmosferës artistike ku bëni pjesë dhe kushtojini rëndësi arsyetimit, pse është e nevojshme për ju kjo rezidencë. (Teksti jo më pak se 300 fjalë)

 

Artisti do të marr një e-mail konfirmimi për aplikimin e pranuar të tij. Mungesa e një, ose më shumë dokumentave të kërkuar më sipër, nuk ju kualifikon në konkurs.

Organizimi i Konkursit:

Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve do të realizojnë të gjithë procesin e realizimit të konkursit për përzgjedhjen e Artistit të Rezidencës në Austri.

Juria:

Juria e Konkursit do të përbëhet nga ekspertë të fushës së artit dhe e kulturës.

Vendimi i Jurisë është publik dhe i formës së prerë.{:}