Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Thirrje e hapur për aplikim në Projekti “Europian Fashion Passport (EPP)”, i cili ka në fokus modën është i organizuar nga shoqata “Pass Sarajevo”, me drejtor kreativ Z. Adnan Hajrulahovic Hadd, dhe do të realizohet në periudhën 27-29 shtator 2019 në Sarajevo (BiH).

Ky projekt ka për qëllim të organizojë një shfaqje mode për 30 dizajnerët e rinj nga Evropa, të cilët do të prezantojnë punët e tyre në vjeshtën e vitit 2019, në Sarajevë, vazhdimësia e të cilit  është planifikuar të mbahen në Barcelonë në vitin 2020 dhe në Pragë në vitin 2021.

Qëllimi

Qëllimi i këtij konkursi evropian është të zbulojë dhe të afirmojë talente në fushën e dizajnerit dhe t’i lidhë ata me industrinë e modës në Evropë, si pjesë e një platforme evropiane për dizajnerët e rinj.

Europian Fashion Passport 2019, i cili ka në fokusi modën, do të fitojë afirmimin nëpërmjet  angazhimit profesional në një shtëpi prestigjioze evropiane të modës.

Projekti “Europian Fashion Passport 2019”, mirëpret artistin fitues shqiptar që do të shfaqë krijimet e tij në fushën e dizajnit midis artistëve të rinj pjesëmarrës. Artisti i përzgjedhur do të marrë pjesë në programin “Europian Fashion Passport 2019” në Sarajevë, në periudhën 27-29 shtator 2019.

Synimi i Projektit Europian Fashion Passport 2019

Synimi kryesor i këtij projekti është që artistët nga 30 shtete t’u jepet mundësia të njihen me sferën artistike dhe kulturore të shtetit përfaqësues në fushën e dizajnit, nëpërmjet një bashkëpunimi artistik në hapsirën ndërkombëtare.

ProjektiEuropian Fashion Passport 2019”, për dizajnuesin fitues të konkursit në Sarajevë do të mbulojë çdo lloj shërbimi, ndërsa Ministria e Kulturës merr përsipër mbulimin e shpenzimit të udhëtimit ndërkombëtar.

 

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit të Konkursit:

Data e fundit e aplikimeve 30.06.2019

Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 15.07.2019

Aktiviteti zhvillohet më 27-29 Shtator 2019, në Pallatin Evropian të Modës Sarajevë (BiH).

 

Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:

Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë të rinj në fushën e dizajnit. Artisti pjesëmarrës në konkurs duhet të ketë 3 vjet eksperience në fushën e dizajnit për të aplikuar, nuk ka kufizime për temën, gjininë dhe sezonin e koleksionit, megjithatë është e rëndësishme që koleksioni të jetë krijuar nga një ide e re, e pa ekspozuar.

Aplikimet dhe dokumentacionet përkatëse mund të dërgohen në adresat zyrtare; WWW.WETRANSFER.COM to INFO@EFPASSPORT.COM (dokumentet të dërgohen në anglisht).

  • Formulari i aplikimit

( plotësohen në mënyrë digjitale ose skanimi / formati pdf, jpg ose png)

  • Një përmbledhje e shkurtër të konceptit, idesë ose frymëzimit

(300 fjalë max. doc, pdf)

  • Moodboard

(skanimi digjital: 300 dpi ose format A4 /jpg, png , tiff ose pdf) Foto (jpg/pdf)

  • V (word/pdf)
  • Portofolio 5 -10 bocete

(skanimi digjital: 300 dpi ose të paktën format A4 /jpg, png, tiff ose pdf)

  • Imazh të kopertinës dhe punëve aplikuese

Artisti do të marr një e-mail konfirmimi për aplikimin e pranuar të tij. Mungesa e një, ose më shumë dokumentave të kërkuar më sipër, nuk ju kualifikon në konkurs.

Organizimi i Konkursit:

Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me “Europian Fashion Passport 2019” do të realizojnë të gjithë procesin e realizimit të konkursit për përzgjedhjen e dizajnit fitues shqiptar.

Juria:

Juria e Konkursit do të përbëhet nga një panel gjykues ndërkombëtar profesional, të cilët do të përzgjedhin fituesin bazuar në cilësinë e punës dhe ideve.

 

Për më shumë informacion, konsultohuni me materialet ne attach.

Link 1

Link 2

Link 3

Link 4{:}