Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro u prit edhe nga ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, në një takim ku në fokus ishte bashkëpunimi i ministrive në aktivitetet kulturore “Ditët e kulturës shqiptare”, të cilat planifikohen të organizohen në diasporë. Dy ministrat diskutuan për qendra të përbashkëta kulturore në diasporë, të cilat do të shërbejnë si vatra zhvillimi për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Ministrja Kumbaro theksoi krijimin e një modeli të qendrave kulturore. Të dyja palët ranë dakord që të kontribuojnë me projekte të përbashkëta të komunitetit artistik shqiptar, gjithnjë në të mirë të diasporës.{:}