Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Më 14 prill 2025, në Luksemburg, mbahet Konferenca e Katërt Ndërqeveritare e Aderimit me Shqipërinë, ku do të hapen negociatat për Grupkapitullin 2, me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e konkurrueshmërisë në tregun europian.

Grupkapitulli 2 – Tregu i Përbashkët, përfshin 9 kapituj, nga të cilët 7 udhëhiqen nga MEKI, duke adresuar çështje të rëndësishme për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe punës.

Angazhimi ynë për reforma strukturore dhe përafrimin me legjislacionin e BE-së po intensifikohet, duke e sjellë Shqipërinë më pranë familjes europiane.