Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=”11034″]

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela  Kumbaro firmosi sot në Berlin marrëveshjen e

bashkëpunimit kulturor Shqipëri –Gjermani 2015. Per palën gjermane marrëveshja u nënshkrua

nga Sekretari i shtetit federal të punëve të jashtme, z. Stephan Steinlein.

Marrëveshja, në fushën e artit dhe kulturës, parashikon shkëmbimin e njohurive mbi

artin, letërsinë, gjuhën, kulturën  gjeografinë dhe historinë e vendit  dhe fusha  të  përafërta

nëpërmjet organizimit të  turneve të artistëve dhe ansambleve artistikë, organizimit të

koncerteve, shfaqjeve teatrore dhe shfaqjeve të tjera artistike, zhvillimit të ekspozitave në gjini të

ndryshme të artit pamor, brenda të cilave  mund të përfshihen ekspoze apo shkëmbime të biznesit

e turizmit,  si një vlerë e shtuar e  këtyre eventeve, dhe nxitjen e kontakteve mes shtëpive

botuese, bibliotekave, arkivave dhe muzeve, përkthimet e letërsisë artistike, literaturës shkencore

dhe asaj të specializuar.

Përveç Ministrisë së Kulturës në marrëveshje përfshihet edhe Ministria e Mirëqenies

Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Arsimit si dhe institucione

përgjegjëse  për median. Në këtë drejtim marrëveshja mundëson shkëmbimet kulturore me

pakicat kombëtare, mësimin e gjuhës së vendit tjetër përmes ndërmjetësimit dhe dërgimit të

kuadrit mësimdhënës, lektorëve, këshilltarëve dhe ekspertëve të ndryshëm të fushës së arsimit,

vënien në dispozicion të librave dhe materialeve didaktike, pjesëmarrjen e mësuesve dhe

studentëve në kurse formimi dhe kualifikimi, shfrytëzimit të mundësive që ofron radio dhe media

televizive në secilin vend për të përhapur gjuhën e palës tjetër.

Marrëveshja synon gjithashtu bashkëpunimin në të gjithë sektorët e arsimit duke

shkëmbyer informacion, përvojë, por edhe delegacione e individë midis institucioneve përkatëse,

ndër të tjera edhe të bibliotekave dhe arkivave, duke kërkuar  kështu angazhimin e drejtpërdrejtë

të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, por edhe të Ministrisë së Kulturës, të Ministrisë së

Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  dhe të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit.Parashikohet

që palët do të përkrahin shkëmbimin e shkencëtarëve, mësuesve, arsimtarëve, doktorantëve,

studiuesve dhe personelit administrativ të shkollave të larta dhe institucioneve të tjera shkencore,

duke nxitur pjesëmarrjen në konferenca shkencore dhe duke ofruar bursa me qëllim formimin,

kualifikimin dhe kërkimin shkencor. Palët angazhohen që, për personat që shkëmbejnë, të

lehtësojnë procedurat e lëshimit të lejeve të qëndrimit dhe punës, duke bërë që për zbatimin e

këtij neni, përveç Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të përfshihen edhe Ministria e Punëve të

Brendshme dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Palët do të angazhohen gjithashtu të

shqyrtojnë kushtet e njohjes reciproke të diplomave dhe titujve akademikë për qëllime

akademike, si dhe mundësinë për të lidhur një marrëveshje të veçantë në këtë fushë.

Marrëveshja prek gjithashtu dhe bashkëpunimin në fushën e kinematografisë, teatrit,  si

dhe në trashëgiminë kulturore, duke nxitur bashkëpunimin në sektorët e kujdesit dhe ruajtjes së

trashëgimisë, të monumenteve, ansambleve dhe qendrave të mbrojtura të trashëgimisë, fusha të

Ministrisë së Kulturës por dhe të Ministrsië së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, për zhvillimin e

turizmit kulturor .

Marrëveshja i mundëson gjithashtu shtetasve të dyja palëve, që jetojnë në territoret

respektive të kujdesen për gjuhën, kulturën, traditat dhe besimin e tyre fetar sidomos në vend

takimet e tyre, angazhim i Ministrisë së Kulturës dhe institucionit të Kulteve. Ato marrin në

konsideratë të përshtatshme interesat e këtyre qytetarëve në kuadër të programeve të

përgjithshme mbështetëse.

Institucionet kulturore të përmendura në këtë marrëveshje janë kryesisht: institutet e

kulturës, shkollat e larta, organizatat shkencore, institucionet kërkimore, shkollat e formimit të

përgjithshëm dhe atij profesional, të formimit profesional të  fushës së turizmit, institucionet e

formimit dhe kualifikimit të mësuesve, të arsimimit të rriturve, të formimit dhe kualifikimit

profesional, bibliotekat dhe sallat e leximit.

Për zbatimin e kësaj marrëveshje, parashikohet ngritja e  një komision të  përbërë nga

përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, për të përpunuar rekomandime dhe programe për

bashkëpunimin e ardhshëm, si dhe për të bërë një bilanc të shkëmbimit të realizuar në kuadër të

marrëveshjes.{:}