Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës mbështet pjesëmarrjen e shkrimtarëve shqiptarë  në Panairin e shtatë të Librit dhe Festivalin e Shkrimtarëve Vrisak, që do të mbahet në Rijeka, Kroaci nga data 22-25 maj 2014.

Panairi i Librit dhe Festivali autorëve Vrisak është një prej festivaleve më të njohur në rajonin e Ballkanit Perëndimor e që siguron një shkëmbim të rëndësishëm kulturor dhe artistik mes Europës Lindore, vendeve të Ballkanit dhe bregut lindor të Adriatikut.

Festivali do të prezantojë autorë bashkëkohorë të rajonit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Serbia.

Motoja e Panairit të këtij viti do të jetë: “Letërsia dhe Politika: Sa mirë e njohim njëri-tjetrin? Sa kemi harruar në lidhje me njëri tjetrin dhe veten tonë?”

Këtë vit organizatorët kanë rezervuar një prezantim të veçantë të shkrimtarëve bashkëkohorë nga Shqipëria.

Autorët  pjesëmarrës do të jenë: Lindita Komani, Blerina Rogova Gaxha, Beqë Cufaj, Ilir Gjecaj, Gazmend Krasniqi.

Pjesëmarrja e autorëve shqiptarë në këtë Panair bën të mundur që letërsitë e vendeve pjesëmarrëse në këtë iniciativë të komunikojnë më gjerë duke nxitur në këtë mënyrë bashkëpunimin e integrimin mes kulturave tona.{:}