Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Për palën shqiptare, kjo marrëveshje u parafirmos nga Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Olta Manjani, ndërsa për palën letoneze nga ekspertja e lartë e Departamentit të Sigurimeve Shoqërore, në Ministrinë e Mirëqenies, znj. Daina Fromholde.

Marrëveshja siguron një gamë të gjerë përfitimesh për qytetarët shqiptarë, si: pensionin e pleqërisë, pensionin familjar dhe atë të invaliditetit. Gjithashtu, ajo garanton bashkimin e periudhave kontributive, duke mundësuar që qytetarët të mos humbasin vitet e punës dhe të përfitojnë nga sigurimet shoqërore në të dyja shtetet.

Raundi i parë i negociatave u zhvillua në Tiranë nga data 1-3 prill 2025.