Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Muzeu Historik Kombëtar çel ekspozitën “Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore” duke sjellë një tjetër panoramë historike për 70 vjetorin e Çlirimit.Qëllimi i ekspozitës është njohja e publikut me kontributin e shqiptarëve gjatë luftës antifashiste në periudhën 1939-1944.
Ekspozita përmban objekte, imazhe fotografike dhe filma,të cilat pasqyrojnë momentet kryesore të luftëssë popullit shqiptar kundër okupatorëve nazi-fashistë. Ekspozita është fokusuar kryesisht në koleksionet e flamujve të përdorur gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, objekte të dëshmorëve të rënë në luftë, objekte të shqiptarëve që vuajtën në kampet naziste të përqëndrimit si dhe objekte të banorëve të fshatit Borovë të Kolonjës që u masakruan nga trupat naziste.{:}