Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Këshilli i BE-së miratoi qëndrimin e përbashkët për çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupimi 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, udhëheq negociatat në dy kapituj:

Kapitulli 19 – Politika Sociale dhe Punësimi;

Kapitulli 20 – Ndërmarrjet dhe Politika Industriale.

Fusha kyçe për ndërtimin e një tregu modern dhe gjithëpërfshirës, ku zhvillimi ekonomik shkon paralel me mirëqenien sociale.

Ky vendim është një dëshmi e qartë e progresit të Shqipërisë dhe rolit udhëheqës të institucioneve tona në reformat që sjellin ndryshim të vërtetë, më shumë mundësi për bizneset, mbrojtje më të forta për punëtorët dhe politika që ndërtojnë një ekonomi moderne dhe gjithëpërfshirëse për çdo qytetar.