Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

U hapën negociatat për 8 kapituj të rinj nga Grupimi 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e përfaqësuar në Bruksel nga zëvëndësministrat Sokol Duma dhe Olta Manjani, udhëheq negociatat për dy kapituj kyç:

  • Kapitulli 19Politika Sociale dhe Punësimi
  • Kapitulli 20Ndërmarrjet dhe Politika Industriale

Këto fusha janë themelore për ndërtimin e një tregu modern dhe gjithëpërfshirës, ku zhvillimi ekonomik ecën paralel me mirëqenien sociale, mbrojtjen e punëtorëve dhe fuqizimin e sipërmarrjes.

Një tjetër dëshmi e qartë e progresit të Shqipërisë dhe rolit udhëheqës të institucioneve tona në reformat që sjellin ndryshim të vërtetë për çdo qytetar.