Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6399]

Prezantohet sot në Ministrinë e Kulturës Projekti i Bienales për Artin Bashkëkohor Art D-0 ARK Underground, i cili realizohet nën patronazhin e UNESCO-s. Ai do të vihet në zbatim në bashkëpunim me ministritë e kulturës të Republikës së Serbisë, Malit të Zi, Republikës së Kroacisë, Republikës së Turqisë dhe Bosnje Hercegovinës. Shqipëria, së bashku me Austrinë janë dy vendet partnere në edicionin e tretë të D-0 ARK Underground.

“Jemi këtu sot për të prezantuar Projektin e Bienales për Artin Bashkëkohor Art D-0 ARK Underground, i cili na tregon se diplomacia përmes kulturës e kthen një vend të vogël ballkanik në një strehë Arti ndërkombëtar, një objekt të destinuar për luftë në një energji Arti. Eksperiencat e mëparshme me Bienalen e Arkitekturës 2014, pavijoni shqiptar i të cilit u vlerësua nga shtypi dhe vizitorët, apo ekspozitat Co-Existence dhe pjesëmarrja më e afërt në Bienalen e Venecias përforcojnë më së miri dialogun kulturor shqiptar në arenën ndërkombëtare. I bashkohemi këtij projekti që ka patronazhin e UNESCO-s. Kam kënaqësinë të them se edhe Ministria e Kulturës gjen qasje të njëjta me projektet e rajonit, pasi po ecën me të njëjtat ritme dhe filozofi, po përpiqemi të shfrytëzojmë objekte të së kaluarës të konceptuara për luftë, për ti kthyer në vende arti”- u shpreh në fjalën e saj ministrja Kumbaro.

D-0 Ark Underground është një eveniment i rëndësishëm i artit bashkëkohor në rajonin tonë, që zhvillohet në krye të dy viteve në Bosnje & Hercegovinë, në një bunker anti-bërthamor, ndërtuar gjatë viteve 1970.

Detyra kryesore e Projektit të Bienales është rikrijimi i lidhjeve të humbura në rajonin tonë. Institucione të të dyja entiteteve të Bosnjes dhe Hercegovinës e kanë mbështetur këtë Projekt të Bienales, me të drejtë ai eshtë quajtur një produkt i vërtetë i B&H. Këshilli i Evropës e ka shpallur Projektin e Bienales D-0 ARK Underground si një event kulturor të Evropës për vitin 2011.

Qëllimi i projektit D-0 ARK Underground është të mbrojë objektin ARK (Atomic War Command)- Komanda e Luftës Atomike prej shkatërrimit dhe në të njëjtën kohë ti japë një jetë të re kësaj godine me energjinë që e sjell vetëm ARTI. Ky objekt do të transformohet në Muzen e Artit Bashkëkohor D-0 ARK.

Edo Hozić, Drejtor i Projektit të Bienales u shpreh se “ Jemi shumë të lumtur që Shqipëria dhe Austria do të jenë partner për këtë edicion. Ata do ta bëjnë më të fortë projektin tonë. Ju kujtoj se bunkeri i mbyllur, një histori për epokën e Luftës së Ftohtë ka patur në edicionet e mëparshme rreth 44.000 vizitorë, duke u kthyer në një pikë të rëndësishme të artit bashkëkohor”.

Projekti i Biennales për Artin Bashkëkohor D-0 ARK Underground mbështet çështje të demokracisë, tolerancës,pranimit të diversitetit dhe variacionit të identiteteve dhe si të tillë përfaqëson një event të rëndësishëm rajonal kulturor.

Edicioni i tretë i Projektit të Biennales për Artin Bashëkohor, i cili do të mbahet në prill 2015 në Konjic dhe baza e të cilit është kryesisht komunikimi i artistëve të Ballkanit Perëndimor, përfaqëson një platforme ekselente për promovimin e artit bashkëkohor rajonal, por gjithashtu mundësinë e debatit të hapur, pranimit dhe promovimit të diversitetit dhe kapercimit të konflikteve në rajon nga e shkuara e afërt.

Synimi origjinal i strehës atomike në Konjic dhe i vetë kësaj hapësire, ndërtimi i vlerave të mëdha historike, e bëjnë kontekstin e këtij projekti artistik më të rëndësishëm duke siguruar mundësinë e një afrimi të ri, jo tradicional, me promovimin e kulturës dhe aritit bashkohor.

Performanca e artistëve dhe historianëve të artit nga rajoni, kryesisht Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, promovimi i vlerave nga ngritja e çështjeve të rëndësishme, si trashëgimia historikedhe identiteti kulturor, krijon kushtet bazë për ekzistencën e një skene rajonale nëpëmjet shprehisë artistike në kontekstin e vlerave demokratike dhe evropiane.

Dialogu i hapur në fushën e kulturës është një faktor i rëndësishëm për mirëkuptimin dhe respektin reciprok dhe rrjedhimisht forcon dialogun ndërkulturor dhe bashkëpunimin rajonal në shumë fusha të tjera.

Duke pasur parasysh që me standartet e larta artistike dhe kulturore të padiskutueshme, mbrojtja dhe ruajtja e Facility D-0 përbëjnë nje pjesë të rëndësishme të tëresisë së projektit D-0 ARK Underground, duke u nisur me parimet bazë të bashkëpunimit rajonal lidhur me respektin për trashëgiminë kulturore, ne deklarojme që Biennalja e Artit Bashkëkohor D-0 Ark Underground do të ketë mbështetjen tonë të plotë gjithëpërfshirëse.
 Drejtoria e Projektit të Bienales ka zgjedhur dhe ka nisur komunikimin me kuratoren e Shqipërisë, Adela Demetja, e cila do të bashkëpunojë me Galerinë Kombëtare të Arteve për këtë pjesëmarrje të rëndësishme të Shqipërisë në Bienalen e Sarajevës.

Në konferencë mernin pjesë edhe Margarethe Makovec dhe Anton Lederer, të cilët prezantuan konceptin e Projektit të Bienales 2015.{:}