Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Shqipëria përveçse një vend i bekuar me pasuri e bukuri natyrore si pjesë e Europës, mbart një histori shekullore me shenjë qytetërimi që duhen njohur”, – theksoi sot ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Fjala e Ministres Mirela Kumbaro në aktivitetin “‘Trashëgimia kulturore shqiptare një vlerë e shtuar për Europën”, zhvilluar në ambientet e Akademisë së Shkencave në Tiranë. “Në rrugëtimin tim të përjavshëm në Qarkun e Gjirokastër, këtë fundjavë në Përmet, mes të tjerash u ndala në një fermë agroturizmi të ndërtuar në fshatin Karat, në afërsi të Këlcyrës, ku nga duart e Elonës, një grua e re prej atyre zonave, kombinuar me përvojën franceze falë bashkëjetesës së saj me një duarartë francez, sillej tradita shqiptare në kulinari, mikpritje, arkitekturë, histori dhe natyrë.{:}