Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Një nismë e Qeverisë Shqiptare dhe nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për 7 muaj me radhë, deri në nëntor, Shqipëria do të bëhet sofra dhe bota bëhet mysafiri ynë. Edicioni i tretë i Javëve Kulturore Ndërkombëtare, mirëpret 20 shtete të cilat do sjellin në Shqipëri një sërë aktivitetesh, evente muzikore, performanca, ekspozita, shfaqje filmash, e shumë ngjarje multikulturore, të cilat do të mbushur salla, teatro e galeri arti, sheshe e agora qytetesh anembanë, sy e zemra komunitetesh.