Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

U çel në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia, pavijoni i Shqipërisë i përfaqësuar nga artistja shqiptare Iva Lulashi, me projektin “Love as a Glass of Water”, nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Love as a Glass of Water”, sillet rreth subjekteve universale të afta për të kapërcyer dallimet dhe kufijtë, jo vetëm ato gjeografike. Pavijoni Shqiptar është kuruar nga Antonio Grulli, i cili ka qenë shoqërues i ekspozitës, duke krijuar për shikuesin mundësinë e eksplorimit të veprave si nga ambienti i jetesës së vetë artistes me gjithë elementët që rezonojnë në veprën e Lulashit.