Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=1305]

Ekspozitë me vepra të fondit të GKA-së në Athinë dhe Kasel. Shqipëria merr pjesë në ngjarje kulturore ndërkombëtare të artit pamor,”Dokumenta 14″, falë mbështetjes së Ministria e Kulturës Ministrisë së Kulturës. Pjesëmarrje e rëndësishme në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Athinë dhe Muzeun Benaki, Athinë.

15 vepra arti do te ekspozohen në Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkohor në Athinë, nga data 8.4 – 16.7.2017 dhe 3 vepra te tjera në Muzeun e Arteve të Bukura Neue Galerie në Kasel, nga data 10.6 – 17.9.2017.

Kurator i ekspozitës është Erzen Shkololli.

Artistët që marrin pjesë në “Dokumenta 14” janë: Abdurrahim Buza, Kel Kodheli, Hasan Nallbani, Spiro Kristo (2 punë), Sotir Capo, Arben Basha, Pandi Mele, Zef Shoshi, Gani Strazimiri, Androniqi Zengo Antoniu, Foto Stamo, Hasan Reçi, Edi Hila dhe Llambi Blido. Gjithsej janë 18 vepra të 14 autorëve.

Pjesëmarrja e veprave të fondit të GKA-së në këtë ekspozitë merr një vlerë të veçantë për shkak të rëndësisë themelore estetike dhe historike që mbart “Dokumenta” në tërësinë e artit ndërkombëtar. Gjatë 13 edicioneve të mëparshme, Dokumenta ka shërbyer si një topos debatesh të kulturës bashkëkohore dhe kontekstit të saj aktual socio-politik, me qëllim adresimin e çështjeve globale, me theks të vëçantë në epistemologjitë dhe praktikat e artit jo-perëndimor. Për shkak të këtij debati, dokumenta ndikon ndryshimin e historisë së artit dhe ripërcakton praktikën ekspozuese bashkëkohore.

Koncepti kuratorial i këtij edicioni, i përcaktuar nga drejtori artistik, z. Adam Szymczyk titullohet “Learning from Athens” (Të mësuarit nga Athina) dhe mëton të ndërtojë një metaforë të distancës mes Athinës dhe Kaselit, që ndryshon themelisht përjetimin e këtij edicioni të ekspozitës nga publiku.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë periudhës 8.4 – 16.7.2017 në Athinë (Greqi) dhe 10.6 – 17.9.2017 në Kasel (Gjermani).

Ekspozimi në Athinë bëhet në Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkohor dhe në Muzeun “Benaki”, në Athinë.

08 prill – 16 korrik 2017, Muzeu Kombëtar i Artit Bashkëkohor, Athinë

10 qershor – 17 shtator 2017, Muzeu I Arteve të Bukura Neue Galerie, Kasel{:}