Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Komunikatë për Shtyp ALB

Press Release ANG

Pavijoni mbikqyret nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe realizohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, me mbështetjen e disa donatorëve dhe koleksionistëve privatë.

Adresa: Rruga e Kavajës, nr 1, Tiranë
Email: info@kultura.gov.al
www.kultura.gov.al

Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë në datën 21 gusht 2014 shpalli thirrjen për projekt-propozime për pavijonin e Shqipërisë në Edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia, që do të zhvillohet në datat 9 maj – 22 nëntor 2015 dhe kurohet nga Okwui Enwezor. Kjo thirrje qëndroi e hapur deri më 30 shtator 2014.

Pas prurjeve të aplikuesve, pas punës selektuese të jurisë, në datën 21 tetor 2014 Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë shpall projektin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia, 9 Maj 2015-22 Nëntor 2015 me titull: “Trilogjia Shqiptare: Një Seri Stratagjemash të Tërthortë” (“Albanian Trilogy: A Series of Devious Strategems”), prezantuar nga Marco Scotini (kurator) dhe Armando Lulaj (artist).

PROJEKTI FITUES:

“Trilogjia Shqiptare: Një Seri Stratagjemash të Tërthorta” përfaqëson përfundimin e një kërkimi shumë-vjeçar të artistit sa i përket periudhës së Luftës së Ftohtë në Shqipëri por edhe më gjerë, rolit të së kaluarës në të tashmen, kujtesës dhe eksperiencës historike – veçanërisht nëpërmjet arkivave, “trofeve” dhe “boshllëqeve” të së kaluarës. Vepra e parë në këtë cikël titullohet “It Wears as It Grows”, kurse e dyta është e mirënjohura “Never” – që është shfaqur në ekspozita të rëndësishme ndërkombëtare. Vepra e tretë, “Recapitulation” do të prodhohet posaçërisht për Bienalen e Venecias.

“Trilogjia Shqiptare: Një Seri Stratagjemash të Tërthorta” u përzgjodh unanimisht nga një juri ndërkombëtare e ngritur posaçërisht.

KURATORË DHE ARTISTË KONKURRUES, NË REND ALFABETIK:

1. Marco Antonioni & Eriola Pira (kuratorë) + Irgin Sena (artist): “Re-”
2. Daniele Capra (kurator) + Genti Korini & Arjan Shehaj (artistë): *pa titull*
3. Klodian Deda (artist): “I Am Real”
4. Antonio Frugis & Roberto Lacarbonara (kuratorë) + Endri Dani (artist): “Homeland”
5. Tevž Logar (kurator) + Alban Muja (artist): “Love From a Distance”
6. Raphaela Platow (kuratore) + Helidon Gjergji & Vladimir Myrtezai Grosha (artistë): “off-xcavator”
7. Marco Scotini (kurator) & Armando Lulaj (artist): “Albanian Trilogy: A Series of Devious Stratagems”

ANËTARËT E JURISË:

Boris Groys – President, Kathrin Rhomberg – Anëtare, Adrian Paci – Anëtar, Albert Heta – Anëtar, si dhe një përfaqësues i Ministrisë së Kulturës.

ARGUMENTIMI I JURISË:

“Projekti u vlerësua nga Juria për paraqitjen e tij të plotë dhe të detajuar; inteligjencën dhe forcën e tij konceptuale; marrëdhëniet me historinë shqiptare dhe njëkohësisht atë globale; strukturën e brendshme të komplikuar; qartësinë e vizionit kuratorial dhe mbështetjen e siguruar nga donatorë të tjerë”.

TË DHËNA MBI ANËTARËT E JURISË:

BORIS GROYS – Filozof, eseist, dhe një ndër figurat më të rëndësishme në fushën e kritikës dhe teorisë së artit bashkëkohor. Dr. Groys ka punuar dhe vazhdon të punojë në disa prej Universiteteve dhe Qendrave Kërkimore më prestigjoze në botë.

KATHRIN RHOMBERG – Kuratore e mirënjohur që jeton në Vjenë. Ndër të tjera, Rhomberg ka kuruar edicionin e tretë të Manifesta (2000), Projekt Migration, Cologne (2002-2006), edicionin e gjashtë të Berlinale (2010). Momentalisht, Rhomberg është Kryesuesja e Koleksionit të Erste Group dhe ERSTE Foundation.

ADRIAN PACI – Një ndër artistët më të rëndësishëm shqiptarë. Ai ka marrë pjesë në një sërë ekspozitash ndërkombëtare të rëndësishme, më së fundmi në pavijonin e Shqipërisë në Edicionin e 14-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, 2014.

ALBERT HETA – Artist, kurator dhe organizator nga Prishtina, ku drejton një prej qendrave më alternative të artit bashkëkohor, STACION.

TË DHËNA MBI KURATORIN DHE ARTISTIN:

MARCO SCOTINI – kritik arti dhe kurator i pavarur që jeton në Milano, Itali. Ai është Drejtori i Departamentit të Arteve Vizuale në NABA (Nuova Accademia di Belle Arti, Milano), kuratori i Arkivit Gianni Colombo, si dhe drejton reviztën No Order: Art in a Post-Fordist Society. Ndër ekspozitat e tij më të fundit mund të përmendim projektin në proces Disobedience Archive (Berlin, Mexico DF, Eindhoven, Karlsruhe, Nottingham, Bucharest, Riga, Zagreb, Atlanta, Boston, Umea, Copenhagen, Turin, Madrid, Istanbul (2005–2014); Da Capo: Deimantas Narkevicius (Zagreb: MSU, 2014); Vegetation as a Political Agent (Turin: PAV, 2014); The Empty Pedestal: Ghosts from Eastern Europe (Bologna: Archeological Museum, 2014); A History of Irritated Material (London: Raven Row, 2010) bashkë-kuruar me Lars Bang Larsen and Gianni Colombo (Turin: Castello di Rivoli, 2009), bashkë-kuruar me Carolyn Christov-Bakargiev. Ai i ka kushtuar disa ekspozita skenës artistike të Evropës Lindore, duke përfshirë: A Sense of Wellbeing: Loss, History and Desires (Karlovy Vary: Palace of the Imperial Thermal Baths, 2001); Der Prozess: Collective Memory and Social History (Prague Biennale 3, 2007); October: Exit, Memory and Desire (me Andris Brinkmanis, Milan, 2007); The Empty Pedestal: Ghosts from Eastern Europe (Bologna: Archeological Museum, 2014).

ARMANDO LULAJ – artist, dramaturg dhe regjisor që jeton dhe punon në Tiranë, Shqipëri. Ndër ekspozitat solo të tij mund të përmendim, UNTITLED (Bologna: Galleria Cavour, 2014); Fiend (Tiranë: Teatri Kombëtar, 2013); Cold Wind (Bologna: Art Fair, 2013; Basel: Volta 8, 2012); No More Feelings (Rovereto: Paolo Maria Deanesi Gallery, 2012); No Mercy (Milan: Artra Gallery, 2011); Silent Soziale Corruption (Munich: Stästische Kunsthalle München, 2010); Time Out of Joint (New Zealand: Te Tuhi Center for the Arts, 2007); Mainstream Dissent (Milan: Artra Gallery, 2006); Temporary Autonomous Zones (Tiranë: Insurgent Space, 2005). Gjithashtu, ai ka marrë pjesë në ekspozita të shumta në grup në Shqipëri, Austri, Çeki, Francë, Gjermani, Greqi, Guatemala, Itali, Kosovë, Meksikë, Poloni, Serbi, Korenë e Jugut, Suedi, Zvicër and Turqi.

Shqipëria përfaqësohet në edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia 2015 me:

Artist: Armando Lulaj
Mbikqyrës: Ministria e Kulturës së Shqipërisë
Kurator: Marco Scotini
Kohëzgjatja: 9 Maj 2015- 22 Nëntor 2015
Salla:  Arsenale di Venezia
Hapja dhe Press Konferencë: 8 Maj 2015
{:}