Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kultures do të marrë pjesë  në Ekspozitën e 15- të Arkitekturës në Bienalen e Venecias me temë : “Raportim nga fronti”  – që do të zhvillohet nga 28 maji deri më 27 nëntor 2016 në Arsenale dhe Giardini  në Venecia, Itali .

Presidenti i Bienales së Venecias, Paolo Baratta, i shoqëruar nga kuratori i Ekspozitës së 15-të të Arkitekturës, Alejandro Aravena, u takuan më 31 gusht në  Ca’ Giustinian, selia administrative e Bienales së Venecias,  me përfaqësuesit e 48 vendeve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Në këtëe mbledhje mori pjesë dhe një përfaqëesues i Ministrisë së Kulturës.
Titulli i zgjedhur nga Alejandro Aravena, kuratori për Ekspozitën e 15-të të Arkitekturës është :
“Raportim nga fronti”.

Alejandro Aravena e shpjegon projektin e tij duke theksuar se:
“Ka shumë beteja që duhen fituar dhe shumë kufinj që duhen kapërcyer me qëllim përmirësimin e cilësisë së zonave të banuara dhe për rrjedhojë të jetës së njerëzve.  Gjithmonë e më shumë njerëzit në planet janë në kërkim të një vendi të denjë për të jetuar dhe kushtet për ta arritur po bëhen nga ora në orë më të vështira.
“Raportim nga fronti” do të sjellë për një audiencë të gjerë kërkimin se ç’do të thotë të përmirësosh cilësinë e jetesës, ndërkohë që punon  në limite, në kushte të vështira, duke u përballur me sfida nga më të ndryshmet. Ose, çfarë duhet për të qënë në një hap me kohën,  duke u përpjekur për të pushtuar fusha të reja.

Ne do të prezantojmë raste dhe praktika ku është përdorur krijimtaria për të rrezikuar,  mbase edhe për një fitore modeste, sepse kur problemi është i madh, vetëm një milimetër përmirësim është domethënës ; ajo çfarë mund të kërkohet është të ndreqim nocionin e suksesit, sepse sukseset  në vijën e frontit janë relative, jo absolute.

Ne jemi shumë të vetëdijshëm se beteja për një mjedis më të mirë është një përpjekje kolektive, e cila do të kërkojë forcën dhe dijen e gjithsecilit. Ja pse do të na pëlqente që kjo Bienale të jetë gjithëpërfshirëse, të dëgjojë histori, mendime dhe përvoja që vijnë nga background-e të ndryshme : Arkitektët, Shoqëria civile, Leader-at, Pavijonet Kombëtare.

Ekspozita e 15-të Ndërkombëtare e Arkitekturës do të jetë një mundësi për t’u fokusuar dhe mësuar nga arkitekturat, të cilat duke balancuar intelektin dhe intuitën janë të afta t’i shpëtojnë status quo-së. Do dëshironim të prezantonim rastet që pavarësisht vështirësive (ose ndoshta për shkak të tyre), në vend të strukjes  apo pikëllimit, propozojnë dhe bëjnë diçka. Do dëshironim të tregonim se në debatin e përhershëm rreth cilësisë së mjedisit në zonat e banuara, nuk është vetëm çështje nevoje, por edhe hapësire për të vepruar.

Presidenti Paolo Baratta shprehet “Prej disa vitesh kemi thënë se shenja dalluese e kohës sonë është mospërputhja midis arkitekturës dhe shoqërisë civile. Nga njëra anë, arkitektura duket e preokupuar me prodhimin e ndërtesave spektakolare, reflektimeve festive të pushtetit dhe ambiciet e klientëve; në anën tjetër, shoqëria qëndron me indiferencë, strukur larg duke vënë në pikëpyetje Arkitekturën”.

Arkitektura është ai art ku kërkesat private, aspiratat dhe nevojat ndërthuren me nevojat dhe aspiratat  publike.
Ekspozita e 15-të Ndërkombëtare e Arkitekturës e Bienales së Venecias do të prezantojë gjithashtu pjesëmarrjet kombëtare me ekspozitat e tyre në Pavijonet e Giardini-t dhe Arsenale-s, dhe në qendrën historike të qytetit të Venecias.

Ky edicion do të përfshijë gjithashtu disa Evente Kolaterale, të prezantuara nga subjektet dhe institucionet ndërkombëtare, të cilët do të prezantojnë ekspozitat dhe nismat e tyre në Venecia krahas Ekspozitës së 15-të.{:}