Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Shqipëria në ITB Berlin: Takim me Kryetarin e Bashkisë së Berlinit dhe Anëtaren e Këshillit Federal Gjerman

Pas ceremonisë së hapjes së panairit ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin, Ministri Blendi Gonxhja du takua me Kryetarin e Bashkisë së Berlinit, z. Kai Wegner, dhe Nënkryetaren e Këshillit Federal Gjerman, znj. Franziska Giffey.

Në fokus të bisedimeve ishte forcimi i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Gjermanisë në fusha si inovacioni, kultura dhe turizmi, si dhe identifikimi i mundësive për bashkëpunime të reja. U diskutua mbi projekte kreative që mund të sjellin më pranë Berlinin me Shqipërinë, duke nxitur shkëmbime të ndërsjella dhe promovuar potencialin turistik dhe ekonomik të vendit tonë.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e vizibilitetit të saj si një destinacion turistik dhe në zgjerimin e marrëdhënieve me tregun gjerman.